HW

Hani këto ushqime çdo ditë!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Të gjithë dietologët bien dakord se duhet të hani shumë fruta dhe perime sa më shpesh të jetë e mundur.

Këto ushqime duhet të jenë pjesë e menysë suaj të përditshme, për shkak se studimet kanë treguar se janë tepër të shëndetshme, transmeton “Zeri.info”.

Spinaqi

Image
Spinaqi është i mirë për ndërtimin e muskujve dhe është një burim i pasur i acideve yndyrore omega 3 dhe acidit folik, të cilat zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, të sulmit në tru dhe osteoporozën.

Acidi folik rrit rrjedhjen e gjakut në zonën e organeve gjenitale dhe ndihmon për t’ju mbrojtur nga problemet seksuale, përcjell “Zeri.info”.

Spinaqi është i pasur me lutein, një kompozim i cili nuk lejon degjenerimin makular. Konsumoni rreth 200 gramë spinaq në ditë.

ARKATANA

Kosi

Image
Kosi është ushqim që sugjerohet të konsumohet çdo ditë, për shkak të vlerave të larta ushqyese. Kosi lufton më së miri gripin, si dhe ndihmon në humbjen e peshës. Kosi është një nga produktet më të mira të qumështit, është i tretshëm dhe rregullues i stomakut.

Nëse ndiheni me stomak të fryrë, konsumimi i kosit i shoqëruar me pak bukë redukton ngarkesat dhe fryrjet e tepërta.

Karota

Image
Shumica e frutave dhe e perimeve të kuqe, të verdha dhe portokalli përmbajnë shumë kartenoide, komponimet që shkrijnë dhjamin dhe që janë të lidhura me një rrezik të reduktuar të një numri të madh të kancereve.

Përveç kësaj, zvogëlojnë inflamacionin në kushte të ndryshme, të tilla si: astma dhe artriti reumatoid, prandaj nuk ka asgjë më lehtë për të përgatitur dhe asgjë nuk përmban kaq pak kalori sesa karota. Për çdo ditë konsumoni rreth 200 gramë karota. /ZËRI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.