Fundamenti

Ata pijnë një gotë me ujë esëll që në mëngjes, ajo që u ndodh gjatë ditës është fantastike

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

75 përqind e muskujve përbëhen nga uji. Trupi varet nga uji që të mbijetojë. Ekspertët rekomandojnë që ta pini ujin sapo të hapni sytë.

Sipas tyre, gjatë gjumit, trupi dehidratohet ndaj uji duhet pirë që në mëngjes. A jeni zgjuar ndonjëherë dhe jeni ndjerë të etur dhe të dehidratuar? Kjo ka ndodhur sepse trupi nuk ka marrë asnjë lëng për të paktën 8 orë.

5 arsyet pse duhet të pini ujë që në mëngjes:

Do hidratoheni

Trupi dehidratohet pas shtatë ose tetë orësh gjumë.
Nëse pini ujë sapo të zgjoheni do të rrisë nivelin e oksigjenit në organizëm.
Për më tepër, uji ndihmon muskujt dhe qelizat e gjakut.

FIDANISHTJA

Metabolizmi do të përmirësohet
Pirja e të paktën një gote të madhe me ujë në mëngjes mund të përmirësojë metabolizmin me të paktën 24 përqind. Një gjë e tillë do ju vijë në ndihmë për mbajtjen e një peshe të mirë trupore.

Trupi do të pastrohet nga toksinat
Kur pini ujë në mëngjes përpara se të ushqeheni, do të pastroni zorrën e trashë dhe do të përshpejtoni përthithjen e ushqyesve. Për më tepër, veshkat do të funksionojnë më mirë nëse trupi furnizohet me lëngje.

76 % e indeve e trurit përmbajnë ujë
Kur jeni të dehidratuar, është njësoj sikur truri të mos ketë ushqim. Kështu, ju do të ndiheni të lodhur, të drobitur, do të keni dhimbje koke dhe luhatje humori.

Do të ndiheni më të ngopur
Uji mbush stomakun. Nëse pini ujë përpara se të hani ushqim, nuk do ta teproni dhe do të ndiheni më të ngopur. Pirja e ujit në mëngjes do ju bëjë të ndiheni të ngopur deri në drekë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.