UBT

Ramiz Krasniqi: Po e koordinojmë përfaqësuesen në të gjitha repartet

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Përzgjedhësi i Kosovës U19 në futboll, Ramiz Krasniqi, tani e tri ditë në qytetin e Fushë Kosovës ka mbledhur futbollistët e tij për t`i korrigjuar gabimet eventuale të futbollistëve dhe për të koordinuar stilin e lojës të cilën do ta zbatojnë gjatë eliminatoreve, të cilat do të mbahet me 3, 6 e 9 tetor në shtetin e Austrisë.

Edhe pse në temperatura tropikale, Ramiz Krasniqi, së bashku me ndihmësit e tij, Nazmi Ramën e Xhelal Karabegun, me intensitet të madh kanë punuar që Përzgjedhësit e Kosovës të jenë sa më cilësor në paraqitjet e tyre.

“Gjatë këtyre tri ditëve më tepër jemi përqendruar në koordinimin e reparteve tona të skuadrës dhe kemi bërë përpjekje që sa më pak të ndodhin gabimet në mes reparteve. Jam i bindur se kemi bërë një punë jashtëzakonisht të mirë, kemi pasur nevojë t`i korrigjojmë shumë futbollist dhe t`i zbulojmë anët tona negative, shpresoj se me punën që kemi bërë jemi përmirësuar shumë në çdo repart të skuadrës”, ka bërë të ditur Përzgjedhësi, Ramiz Krasniqi.

Mobi Casa

Para shkuarjes në Austri, shtabi teknik i Përfaqësueses në krye me Përzgjedhësin, Ramiz Krasniqin, ka paralajmërim se do të ketë edhe një grumbullim në muajin Gusht.

“Po do të kemi edhe një grumbullim mund të them final ku do të ndahen në dy grupe futbollistët, grupi i parë do të jetë me 21-22-23 Gusht, ndërsa grupi tjetër do të jetë nga 28 Gushti gjerë me 5 Shtator, nga këto dy grumbullime do të kristalizohen shumë gjëra se cilët futbollist do të udhëtojnë në eliminatoret në Austri, ku do të ndeshën me Austrinë, Izraelin dhe Lituanin”.

Kampionati Evropian do të mbahet në Finland në vitin 2018./rajonipress/