E “frikëson” me pistoletë, prangoset i dyshuari
Gjilan – Në fshatin Pozhoran të Vitisë pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te përdorim i forcës fizike dhe mjetit të forta në mes të dyshuarit dhe viktimës mashkull shqiptar.
I dyshuari mashkull shqiptar, ka shtënë në ajër me pistoletë për ta frikësuar viktimën. Njësitet policore relevante kanë dal në vendin e ngjarjes, është konfiskuar pistoleta dhe një karikator me pesë fishekë. I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


