UBT

Policia edukon të rinjtë mbi rreziqet që sjellin pishinat, bazenet e lumenjtë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Policia e Kosovës njësitet Policia në Komunitet, dhe njësitet sektoriale në kuadër të strategjisë “Policia në bashkësi” kanë vizituar fillimisht Pishinën “Hawai” në Gjilan, ku është bërë shpërndarja e disa fletëpalosjeve “Edukimi mbi rreziqet” që mundë të paraqiten te fëmijët dhe personat që i frekuentojnë pishinat, bazenet, lumenjtë dhe vende tjera.

Fletë palosja para së gjithash ka karakter edukativ dhe këshilla konkrete për parandalimin e rrezikut që u kanoset fëmijëve dhe të tjerëve.

Polica e Kosovës me partnerët e tjerë relevantë, komunal, dhe këshillat lokale të sigurisë me përkushtimin ma të madh ka punuar në identifikimin e vendeve potenciale që mundë të jenë të rrezikshëm për jetën dhe shëndetin e fëmijëve, në Fletëpalosje konkretisht janë cekur: largimin nga zona të pa njohura ku mundë të ndodhen sipërfaqe të ujit të pa mbuluara, të qëndrojnë larg vendeve të rrezikshëm si puseta, bunare dhe kanale ujëmbledhëse.

Uji Dea

Sezoni verore dhe temperaturat e larta paraqesin rrezik potencial për përhapjen e zjarreve, andaj në as një mënyrë nuk lejohet ndezja e zjarreve në ambiente të hapura pasi që zjarri del nga kontrolli duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke rrezikuar edhe jetën e njerëzve.

Policia e Kosovës në vazhdimësi do të jetë e përkushtuar që gjatë gjithë sezonit veror të krijoj ambient të qetë dhe të sigurt për qytetarët e saj e veçanërisht në vendet ma të frekuentuara thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.