ARKATANA

Veseli: Mitrovica kurrë, ama, bash kurrë nuk do të preket

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Në një debat në Mitrovicë, për fazën finale të dialogut me Serbinë, ku kanë marrë pjesë intelektualë e qytetarë nga kjo komunë, kryetari i PDK-së ka përsëritur Mitrovica do të jetë përherë e Kosovës dhe nuk do të bëhet kurrë pjesë e asnjë pazari.

“Ndoshta ju ka ra rasti kohëve të fundit të dëgjoni zëra të ndryshëm që flasin se si Mitrovica mund të jetë pjesë e pazareve për këmbim territoresh me Serbinë. Besoni, këta zëra janë të njerëzve e qarqeve që nuk ia duan të mirën, as Mitrovicës e as Kosovës. Nuk e njohin Mitrovicën, nuk e duan ose aq shumë e njohin dhe e duan vetëm për interesa të tyre të kufizuara – jo në interes të Mitrovicës, as mitrovicasve. Janë zëra që nxisin panik tek qytetarët dhe në këtë mënyrë u shërbejnë qëllimeve të këqija, forcave anti-Kosovë. Janë zëra prorus, janë zëra proserb, të mbushur plot patriotizëm. Këta zëra armiqësor duhet të ndeshen me vendosmërinë tonë të plotë. Mitrovica kurrë, ama, bash kurrë nuk do të preket. Mitrovica ka qenë dhe përgjithmonë ka për të mbetur zemra dhe krenaria e Kosovës”, ka thënë Veseli.

Ai tha se ka ardhur për të takuar qytetarë të Mitrovicës për të treguar edhe një herë vendosmërinë e tij se shteti i Kosovës do të mbrohet dhe zhvillohet me vepra dhe jo më fjalë e gënjeshtra.

UBT

Veseli ka përmendur se në këtë qytet do të ketë investime të mëdha.

Në këtë drejtim ai ka përmendur një projekt të ideuar nga ai e që parasheh investime në të dy anët e Ibrit. Ky projekt parasheh ndërtime të larta banimi dhe biznesore e kulturore. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.