Fundamenti

SHBA: Presim nga udhëheqësit kosovarë të marrin vendime për qytetarët, jo për vete

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë për lajmi.net se në këtë moment kritik për Kosovën presin nga udhëheqësit politikë që të marrin vendime për të mirën e qytetarëve, e jo vendime për vete. Ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie dje ka takuar kryetarin e Aleancës Kosovar e Re dhe ka paralajmëruar takime me krerët e subjekteve tjera politike.

Kurse, zëdhënësja e ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, J. Michelle Schohn ka thënë se ambasadori Delawie rregullisht takohet me udhëheqësit politikë. Schon ka thënë se kjo ambasadë nuk merr qëndrim lidhur me atë se kush duhet ta formojë Qeverinë.

“Ambasadori Delawie rregullisht takohet me udhëheqësit politikë për të diskutuar tema të ndryshme. Ambasada e SHBA-ve nuk e ka ndërmend të marrë ndonjë qëndrim lidhur me atë se cilat parti apo individë duhet të formojnë qeverinë, apo të ketë çfarëdo roli në këto diskutime. Ambasada përkrahë formimin e një qeverie e cila është e aftë të merret me çështjet e ngutshme, siç janë: buxheti, zhvillimi ekonomik, dhe përmirësimet në sundimin e ligjit”, ka deklaruar Schohn për lajmi.net.

UBT

Zëdhënësja e ambasadës së SHBA-ve më tej ka thënë se presin nga udhëheqësit politikë në Kosovë të marrin vendime për qytetarët, e jo për vete.

“Presim që, në këtë moment kritik për Kosovën udhëheqësit politikë të marrin vendime për qytetarët e Kosovës, jo për vete apo për partinë e tyre. Shpresojmë se kjo qeveri do të formohet së shpejti dhe në pajtim me procedurat kushtetuese të Kosovës”, ka përfunduar Schohn. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.