United Hospital

Haradinaj – Apostolovës: Shumë shpejt do t’i bëjmë institucionet

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

I nominuari për kryeministër i koalicionit parazgjedhor PAN, Ramush Haradinaj, priti në takim shefen e Zyrës së BE-së dhe Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova.

Kryetari Haradinaj dhe ambasadorja Apostolova biseduan për procesin e krijimit të institucioneve të reja në vend pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Kryetari Haradinaj tha se Kosova shumë shpejt do t’i formojë institucionet e reja në përputhje të plotë me vullnetin e shprehur të qytetarëve në zgjedhjet e 11 qershorit.

UBT

Të dy bashkëbiseduesit folën edhe për proceset e integrimeve euro-atlantike për Kosovën dhe rëndësinë e përshpejtimit të zbatimit të Agjendës së Reformës Evropiane në rrugën e integrimeve.

Kryetari Haradinaj theksoi se agjenda e integrimeve euro-atlantike do të jetë në krye të prioriteteve në politikat dhe vendimmarrjen qeverisëse gjatë mandatit qeverisës katërvjeçar./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.