ARKATANA

Haradinaj: Roli i ShBA-së është i pazëvendësueshëm në Kosovë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Dubrovnik – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, në kuadër të Forumit të Dubrovnikut, ka zhvilluar takim me Matthew Palmer, Zëvendës-Ndihmës Sekretar i Shtetit të ShBA-së, me të cilin bisedoi për progresin e gjithanshëm në Kosovë, për zhvillimin ekonomik, për fuqizimin e sundimit të ligjit, si dhe për afirmimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Kryeministri Haradinaj falënderoi Zëvendës-Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Palmer, për rolin dhe përkrahjen e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha proceset e rëndësishme për Kosovën.

“Kosova është me fat që në etapat më të rëndësishme të saj ishte ndihmuar dhe mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkrahje kjo e cila po vazhdon edhe në ditët e sotme në të gjitha fushat. Si institucione të Kosovës jemi të përkushtuara të thellojmë bashkëpunimin me SHBA-të”, tha kryeministri Haradinaj, duke falënderuar shtetin amerikan për përkrahjen në përmbushjen e agjendës evropiane.

FIDANISHTJA

Matthew Palmer, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të SHBA-së për avancimin e agjendës integruese dhe zhvillimore të Kosovës.

Roli i ShBA-së, sipas kryeministrit Haradinaj vazhdon të mbetet i pazëvendësueshëm në proceset që po kalon shteti i Kosovës.

Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar Zëvendës-Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Palmer për progresin e Kosovës në fuqizimin e sundimit të ligjit, sigurisë dhe progresin ekonomik si çështje kryesore në përafrimin e Kosovës me familjen euroatlantike.
“Roli i ShBA-së, si aleate strategjike e vendit tonë, është i domosdoshëm në proceset aktuale, në konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës, si dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, veçanërisht ato të sigurisë”, ka thënë kryeministri Haradinaj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.