UBT

Boksieri Edonis Beqiri përballet me Giga Nadiradze nga Gjeorgjia

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Boksieri profesionist, Edonis Beqiri, i cili me shumë sukses po bokson në boksin profesionist në kategoritë e mesme gjerë ne 74 kg, ku deri më tani ka zhvilluar 4 luftëra të cilat ka dal fitues, dy me nokaut ndërsa dy të tjerat ishte me pikë më i mirë se kundërshtari i tyre.

Boksieri nga Makreshi i Gjilanit, Beqiri, tani e 7 javë është në kampin stërvitor të trajnerit të mirënjohur Boshnjakut, Zijo Polio, për të qenë sa më i përgatitur për meqin e tij të 5-të në boksin profesionist.
“Jam shumë i kënaqur me punën që po bëjmë me trajnerin Boshnjak, Zijo Polio, i cili është një trajner me eksperiencë në boksin profesionist, nga ky trajner po mësoj shumë fshehtësi të boksit dhe tani e 7 javë jam nën dirigjimin e tij dhe jam mjaft i përgatitur për meqin e 5-të profesionist të karrierës sime”, ka bër të ditur Beqiri.

Eco Higjiena

Kundërshtari i të shtunës boksieri nga Gjeorgjia, Giga Nadiradze, është një boksier me përvojë në boksin profesionist, ai gjatë karrierës së tij ka shënuar 24 fitore 11 me nokaut, ka pësuar 18 humbje ndërsa 9 herë ka pësuar nokaut nga kundërshtarët e tij.
“Është një boksier shumë i papërshtatshëm me një përvojë të mirë dhe boksierët nga Gjeorgjia janë boksier shumë të qëndrueshëm në ring, por në arenën e Nurnbergut do ta mposhti dhe do të vazhdoj t`i hapi dyert e mia në boksin profesionist”, shprehet boksieri Beqiri.

Meqi i të shtunës në Nurnberg të Gjermanisë do të zhvillohet në 6 raunde, ndërsa pritet një interesim i madh nga bashkatdhetarët tanë të cilët jetojnë e veprojnë në shtetin e Gjermanisë.
“Do të jetë mbrëmje e boksit cilësor, nuk do ti zhgënjej bashkëkombësit dhe tifozët e mijë do të jap më të mirën që mundem”, thekson Beqiri./rajonipress/