UBT

Milaim Zuzaku: Jam i kënaqur me përgatitjet e futbollistëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Trajneri i Dritës, Milaim Zuzaku, bashkë me stafin e klubit dhe futbollistët që i ka në dispozicion, as temperaturat tropikale të cilat po mbretërojnë në vendin tonë nuk janë pengesë për të vazhduar me përgatitjet dhe përforcimet e “bardh e kaltërve”, për sfidat të cilat do ta presin në Superligën e Kosovës.

Shefi i pankinës së Dritës, Milaim Zuzaku, së bashku me futbollistët, që nga sot kanë filluar ta shtojnë intensitetin e ushtrimeve nga dy herë në ditë.

“Deri më tani jam shumë i kënaqur me stërvitjet e futbollistëve, që nga sot kemi filluar nga dy herë në ditë dhe ushtrimet e fitnesit, po punojmë pa ndërprerë dhe secili po e kryen punën e vetashtu siç duhet dhe për këtë ju jam falënderues futbollistëve të cilët së paku gjerë më tani
kanë treguar vetëmohim të pashoq”.

Mobi Casa

Zuzaku ka bërë të ditur se në fund të muajit korrik do të shpërngulet ekspedita e Dritës në ndonjë vend bregdetar.

“Eshtë një fazë shumë e mundimshme, tani është ajo pjesa e kondukcionit por gjerë më tani nuk kemi pasur as ma të voglin problem, shpresojmë se në fund të muajit do të jemi në përgatitje jashtë vendit për të mbushur “akumulatorët” dhe të zhvillojmë
ndeshje kontrolluese me disa skuadra cilësore”.

Trajneri Milaim Zuzaku, për përforcimet e ardhura në klubin e Dritës ka bërë të ditur se janë të mirëseardhur.
“Sa më shumë që të kemi futbollist cilësor dhe të dëshmuar për skuadrën do të jetë më leht, konkurrenca në skuadër po rritet çdo dit e më tepër dhe kjo bën që të shtohet cilësia edhe më shumë, shpresojmë dhe jemi duke punuar që skuadra e Dritës në këtë edicion të garave do të ketë një pamje krejtësisht tjetër nga edicioni i kaluar”./rajonipress/