ARKATANA

Thaçi s’heq dorë nga korrigjimi i kufijve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, as pas dy takimeve të së enjtes me krerët e koalicionit qeverisës, kryeministrin Ramush Haradinajn, kryeparlamentarin Kadri Veselin dhe zyrtarët tjerë qeveritarë, nuk ka arritur t’i bindë ata që korrigjimi i kufijve duhet të jetë pjesë e bisedimeve me Serbinë. Megjithatë, Thaçi nuk ka hequr dorë nga kjo ide, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pak ditë para takimit të radhës me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka takuar krerët institucionalë të Kosovës për të diskutuar rreth idesë së korrigjimit të kufijve.

Të enjten Thaçi ka pritur në takim të përbashkët kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin, kryeministrin Ramush Haradinajn dhe tre zëvendëskryeministrat Behgjet Pacollin, Fatmir Limajn dhe Dardan Gashin.

UBT

Mirëpo as këtë herë kreu i shtetit nuk ka arritur të marrë mbështetjen e partnerëve të koalicionit lidhur me këtë çështje.

Me të përfunduar takimi i parë në mes të liderëve shtetërorë, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka deklaruar se së bashku me presidentin Thaçi kanë biseduar lidhur me takimet në Bruksel.

“Ajo çfarë ka rëndësi është se presidenti është shprehur qartë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës”, ka thënë Haradinaj pas këtij takimi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.