Eko Higjiena

Kurti e quan Thaçin gjysmë president të Kosovës gjysmë të Serbisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është përgjigjur presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka thënë sot gjatë ditës, se janë Albin Kurti e Isa Mustafa, ata që duan luftë me Serbinë.

Përmes një shkrimi, Kurti e ka quajtur Thaçin gjysmë president të Kosovës, sepse thotë gjysma tjetër e tij është president i Serbisë.

“Më 28 qershor 2013, Këshilli Evropian pat vendosur t’i hap negociatat me Serbinë për anëtarësimin e saj në BE. Ishte kjo vetëm dy ditë pas ratifikimit të dhunshëm në Kuvendin e Kosovës të marrëveshjes Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013. Tash Serbisë po i nevojitet Thaçi për ta kaluar kapitullin 35 drejt BE-së e i cili shënon varësinë e Serbisë nga Kosova.

ARKATANA

Mund t’i ketë lënë punët përgjysmë në Kosovë ky President: para dy dekadave kishim gjysmë çlirimi sepse u nda Mitrovica dhe u çarmatos UÇK-ja; para një dekade kishim gjysmë pavarësie sepse as s’u bashkua Mitrovica dhe as s’u bë ushtria. Kështu e ka në Kosovë ky. Ndërkaq Serbia nuk e lejon t’i ngelet në gjysmë të rrugës: marrëveshja Thaçi-Daçiq ajo kërkon që të vazhdohet me marrëveshjen Thaçi-Vuçiq.

Prandaj Presidenti Thaçi është veçse gjysmë President i Kosovës. Gjysma tjetër e tij është president për Serbinë (sa më thellë në Kosovë e sa më shpejt drejt BE-së). Duket që gjysmë Presidenti nuk ka tavan për dëmet që mund t’ia bëjë Kosovës drejt ndihmës që ai don t’ia japë Serbisë. Teksa ai nuk sprapset, ne duhet t’ia heqim atij dyshemenë, si në Kuvend të Kosovës ashtu edhe në Shesh të Republikës”, ka thënë në fund Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.