Mobi Casa

Edhe Qeveria “Haradinaj” kapitullon para evazionit miliardësh

/ 10 minuta lexim
Mobi Casa

Analistë të ekonomisë dhe deputetë të opozitës në Kuvendin e Kosovës kanë akuzuar të gjitha qeveritë e deritanishme të pasluftës, duke vlerësuar se ato kanë dështuar qëllimshëm në luftimin e ekonomisë informale dhe luftimin e evazionit fiskal e kontrabandës tepër të madhe, e sidomos të mallrave me akcizë.

Haziri: Para se ta marrin pushtetin e pranojnë se ka evazion deri në 500 milionë euro në vit, ndërsa kur e marrin pushtetin i harrojnë premtimet

“Evazioni fiskal që nga mbas lufta është bërë sistem ekonomik në Kosovë, duke u zgjeruar në nivel si në aspektin horizontal dhe vertikal, pra në pjesën horizontale hyjnë bizneset, të cilat i ikin deklarimeve dhe duke i kontrabanduar mallrat nga Veriu i Kosovës, po ashtu duke kaluar edhe në Doganë dhe po ashtu edhe mosdeklarim real të qarkullimit dhe fitimit pranë ATK-së. Ndërsa, ana vertikale, njerëzit e Qeverisë e dëmtojnë buxhetin e shtetit përmes mitës. Pra, këtu kemi një bashkëpunim të njerëzve të pushtetit me bizneset e afërta me pushtetin, të cilët nuk kanë të ndalur, duke u pasuruar brenda natës, ndërsa në anën tjetër, konkurrenca e lirë rënkon duke u mbyllur shumë biznese, të cilat japin efekte negative si në produktivitet, rritje të papunësisë, si dhe rritje të ulët ekonomike. Vetë fakti që ekonomia informale ka arritur në shifrën 30-35 për qind duhet që të jetë alarm për institucionet relevante, sepse me këtë po ia ulin imazhin e Kosovës si një vend ku nuk funksionon ekonomia e tregut dhe ligjin e bëjnë nëntoka e lidhur me pushtetin”,thotë analisti Mustafë Kadriaj për gazetën “Kosova Sot”

Analistë të ekonomisë dhe deputetë të opozitës në Kuvendin e Kosovës kanë akuzuar të gjitha qeveritë e deritanishme të pasluftës, duke vlerësuar se ato kanë dështuar qëllimshëm në luftimin e ekonomisë informale dhe luftimin e evazionit fiskal e kontrabandës tepër të madhe, e sidomos të mallrave me akcizë.

Analistë dhe opozita përkujtojnë se ka qenë edhe vetë ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, që pati thënë se nga ekonomia joligjore minimum 400 deri 500 milionë euro nuk arkëtohen gjatë vitit në arkën e shtetit. Kurse, nga zyrtarë të tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, disa herë është pranuar se evazioni fiskal arrin në 35-38 për qind. Së këndejmi, me të drejtë nga analistë edhe po shtrohet pyetja se çka po bën Qeveria “Haradinaj” për ta ndaluar evazionin fiskal dhe kontrabandën që ka eskaluar dhe po kërcënon e shkatërron shtetin. Ndaj, analistët po pyesin se si po përfundojnë miliarda euro, gati sa një buxhet i tërë i shtetit, çdo vit në xhepat e kontot bankare të nëntokës kriminale dhe mafio-oligarkisë kriminale në Kosove. Është një mister se si dhe përse po lejohet të kontrabandohet edhe një buxhet i tërë që e paguajnë rregullisht qytetarët dhe bizneset e ligjshme, por që para dhe gjatë kohës së mbledhjes së tij, përmes kontrabandës e trafikimit dhe evazionit të organizuar fiskal, dhe jo vetëm, pandalshëm e për çdo vit, çdo muaj, e çdo ditë, rrëmbehet e plaçkitet kundërligjshëm nga shoqëritë e afërta e të lidhura me pushtetet e gjertanishme, e që i bie të jenë shoqëri kontrabanduese e trafikuese përmes formave korruptive, që përbejnë një rrjet të krimit të organizuar nëpër pikat kufitare, por edhe jashtë pikave zyrtare kufitare, sikur edhe në brendi të vendit. Me gjithë interesimin e gazetarit dhe dërgimin e pyetjeve në adresat e tyre elektronike për të mësuar se çka thonë zyrtarët në Ministrinë e Financave dhe MTI-së, por edhe zyrtarët në Dogana dhe në ATK, kjo ka qenë e kotë, ngase zyrtarët e asnjërit nga këto institucioneve nuk kanë dhënë përgjigje për gazetën.

Mobi Casa

Të gjitha qeveritë dështuan
Deputeti i opozitës në Kuvendin e Kosovës, Salih Salihu, për gazetën ” Kosova Sot”, thotë se pa asnjë dyshim e them se të gjitha qeveritë e deritanishme të pasluftës kanë dështuar qëllimshëm në luftimin e ekonomisë informale dhe luftimin e evazionit fiskal e kontrabandës tepër të madhe,e sidomos të mallrave me akcizë. “Shi për këtë temë,ka qenë edhe vetë ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, që pati thënë se nga ekonomia joligjore minimum 400 deri 500 milionë euro nuk arkëtohen gjatë vitit në arkën e shtetit. Kurse, nga zyrtarë të tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, disa herë është pranuar se evazioni fiskal arrin në 35-38 për qind”, vlerësoi ai. Analisti Hazbi Kadriu, për gazetën “Kosova Sot’, thotë se qeveritë një pas një në përgjithësi nuk i kanë kryer detyrat e tyre me përkushtim dhe me vullnetin e duhur për një shtet të fuqishëm. “Bizneset të cilat u kanë ikur dhe u ikin ende pagesës së tatimin ndaj shtetit padyshim se duhet të ndëshkohen me dënime marramendëse, në mënyrë që të forcohet një herë e përgjithmonë ky lloj obligimi i bizneseve ndaj shtetit. Institucioni përkatës, siç është ATK-ja, me ato pak mundësi që i ka mundohet që në mënyrën e duhur t’i kryejë dhe t’i kontrollojë bizneset në vend, por aty duhet ende numër edhe më i madh dhe politika ende më të mirëfillta, në mënyrë që asnjë biznes të mos i ikë obligimit tatimor, i cili është faktorë shumë i rëndësishëm në rritjen e të hyrave në buxhetin e vendit”, u shpreh ai.

Bizneset e ndershme po e pësojnë
Eksperti i ekonomisë Artan Haziri, për gazetën “Kosova Sot “, thotë se një nga problemet e mëdha në Kosovë është edhe evazioni fiskal. “Ky fenomen e dëmton fillimisht buxhetin e shtetit, e pastaj bizneset, të cilat janë tatimpaguese të rregullta. Para se ta marrin pushtetin e pranojnë se ka evazion deri në 500 milionë euro në vit, ndërsa kur e marrin pushtetin i harrojnë premtimet. Njëjtë po ndodh edhe me kryeministrin e tanishëm”, u shpreh ai. “Nuk ka asnjë rast që vlen të theksohet, që është bërë një luftë ndaj këtij fenomeni. Kjo është gjeneza e një problemi që e vërejnë bizneset e tjera. Fitues këtu janë mafio-oligarkia, se nuk munden bizneset të vetme ta kryejnë këtë fenomen. Por, ato ndajnë së bashku pjesën e fitimit, e në rasteraste e paguajnë një shumë të caktuar. Kjo është arsyeja pse po vazhdon evazioni me miliona euro në çdo vit”, vlerësoi Haziri. “Më e keqja është ku biznese të ndryshme ekzistojnë të paregjistruara në ministri me vite të tëra dhe nuk paguajnë tatime dhe as kontribute për të punësuarit. Kjo e dëmton biznesin që është afër dhe ai detyrohet të mbyllet, ngase i paguan tatimet dhe të gjitha obligimet ndaj shtetit. Nuk ka mundësi që t’i rezistojë këtij tregu të pabarabartë. Për shembull, biznesi, i cili blen dhe shet mallra dhe nuk mban hyrjet dhe dalje për shtet, e ka koston e një fletoreje 0.10 centë. Ndërsa biznesi, i cili paguan tatim rregullisht dhe me rastin e importit e paguan edhe tvsh-në, një fletore i kushton 0.18 centë. Ndaj, biznesi, i cili është tatimpagues i rregullt e ka vështirë ekzistencën dhe detyrohet të mbyllet”, thotë ai.

Veriu, oazë e kontrabandë
Analisti i ekonomisë Mustafë Kadriaj, për gazetën “Kosova Sot’, thotë se evazioni fiskal që nga mbas lufta është bërë sistem ekonomik në Kosovë, duke u zgjeruar në nivel si në aspektin horizontal dhe vertikal, pra në pjesën horizontale hyjnë bizneset, të cilat i ikin deklarimeve dhe duke i kontrabanduar mallrat nga Veriu i Kosovës, po ashtu duke kaluar edhe në Doganë dhe po ashtu edhe mosdeklarim real të qarkullimit dhe fitimit pranë ATK-së. “Ndërsa, ana vertikale, njerëzit e Qeverisë e dëmtojnë buxhetin e shtetit përmes mitës. Pra, këtu kemi një bashkëpunim të njerëzve të pushtetit me bizneset e afërta me pushtetin, të cilët nuk kanë të ndalur, duke u pasuruar brenda natës, ndërsa në anën tjetër konkurrenca e lirë rënkon duke u mbyllur shumë biznese, të cilat japin efekte negative si në produktivitet, rritje të papunësisë, si dhe rritje të ulët ekonomike”, theksoi ai. “Vetë fakti që ekonomia informale ka arritur në shifrën 30-35 për qind duhet që të jetë alarm për institucionet relevante, sepse me këtë po ia ulin imazhin e Kosovës si një vend ku nuk funksionon ekonomia e tregut dhe ligjin e bëjnë nëntoka e lidhur me pushtetin. Për të parandaluar këtë duhet që secili pushtetarë të deklarojë të hyrat e tyre dhe pasurinë e tyre, sepse nuk ka mundësi që me të hyrat zyrtare që i kanë ata të kenë vila, apartamente si edhe prona që logjika ekonomike nuk i pranon, sepse nuk mund të blejë pa pasur asnjë burim”, vlerësoi Kadriaj. “Duke e njohur profilin e kryeministrit aktual dhe të kësaj Qeverie do të bënim mëkat nëse do të kërkonim që të keni politika ekonomike, sepse nuk kanë kapacitet akademik dhe intelektual që të mendojnë një gjë të tillë”,ka theksuar Kadriaj. Ndërsa, analisti Dardan Grapci thotë për ” Kosova Sot”, se është e çuditshme se si dhe përse edhe nga ana e Qeverisë “Haradinaj” po lejohet të kontrabandohet edhe një buxhet i tërë që e paguajnë rregullisht qytetarët dhe bizneset e ligjshme, dhe që rrëmbehet e plaçkitet kundërligjshëm nga shoqëritë e afërta e të lidhura me pushtetet e gjertanishme. Analisti Grapci vlerëson se këto grupe janë shoqëri kontrabanduese dhe trafikuese dhe i bëjnë këto punë të pista përmes formave korruptive, që përbëjnë një rrjet të krimit të organizuar nëpër pikat kufitare, por edhe jashtë pikave zyrtare kufitare, sikur edhe në brendi të vendit. “Nga neglizhenca e kësaj Qeverie sikur na tregon se kjo heshtje e tyre e lind dyshimin se këto para të pista që janë me miliona euro nga informaliteti dhe evazioni fiskal dhe që janë gati sa një buxhet i tërë i shtetit, çdo vit po përfundojnë në xhepat e kontot bankare të nëntokës kriminale dhe mafio-oligarkisë kriminale në Kosovë”, theksoi Grapci.

(Kosova Sot)