Mobi Casa

Mogherini për takimet me Thaçin e Vuçiqin: Të vështira, por të mundura për një marrëveshje

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka thënë të mërkurën se pret negociata “të vështira, por të mundshme” për një marrëveshje të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, javën e ardhshme.

Më herët, të mërkurën, Mogherini ka mbërritur në Vjenë, ku ajo do të kryesojë një takim joformal dyditor, me ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, që pritet të fillojë të enjten.

“Unë do të kem një sesion të ri të dialogut me të dy presidentët, atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe atë të Kosovës, Hashim Thaçi, në Bruksel, të premten e javës së ardhshme, më 7 shtator”, është shprehur Mogherini, transmeton express.

UBT

“Ne do të vazhdojmë me bisedime të vështira, por, siç kam thënë, të mundura, për një marrëveshje obliguese ligjore”, ka thënë shefja për politikë të jashtme e BE’së.

Ajo i ka thënë këto deklarata pas bisedimeve me presidentin e Austrisë, Alexander van der Bellen, bën të ditur Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.