Eko Higjiena

Tahiri: Krejt diskutimet për “korrigjim të kufijve” janë në ajër, nuk kemi projekt me e pa se çka po ndryshohet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Diskursi i përdorur ditëve të fundit rreth korrigjimit të kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë, e ka ndarë politikën kosovare në dy tabore.

Megjithatë, njohësit e rrethanave politike në vend vlerësojnë se debati ende mbetet i paqartë. Analisti Ramush Tahiri ka thënë se nga diskutimi aktual më shumë po zhvillohet sipas tij, mbi baza emocionale se sa ato racionale.

“Mua kjo ndarje po me duket një deja vu, sepse ndarje e tillë, por në anë të kundërta, ka qenë edhe me rastin e përcaktimit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi”, ka theksuar Tahiri.

Sipas tij, unë mendoj se debati duhet të analizohet dhe jo thjeshtë të reagohet. “Unë nuk kam parë argumente konkrete nga asnjëra palë, dhe se cili kufi po ndryshohet që është i favorshëm ose i pafavorshëm për Kosovën”, ka shtuar ai.

UBT

Më tutje, Tahiri ka thënë se krejt analizat thonë se kufijtë nuk lejohen me u prishë, duke shtuar se askush nuk thotë që nuk duhet me u bashku Presheva. “Krejt diskutimet janë në ajër, nuk kemi projekt me e pa se çka po ndryshohet, po humb ose po fiton Kosova të shihet konkretisht”, ka theksuar Tahiri.

Sipas tij, aty ku ka pajtim është se me bisedime po zgjidhet puna me Serbinë dhe se marrëveshja nuk do të jetë e imponuar. “Presidenti e ka mandatin kushtetues dhe ligjor për të biseduar për këto tema.

Presidenti i ka të caktuara këto kompetenca, ai mban përgjegjësinë e tij dhe mund t’i nënshkruaj marrëveshjet, por Kuvendi i Kosovës i ratifikon me shumicën e votave marrëveshjet”.

Ndryshe, Presidenti i Kosovë, Hashim Thaçi po e shtynë përpara idenë se në marrëveshjen në mes Prishtinës dhe Beogradit mund të ketë korrigjim të kufijve në mes dy vendeve, gjë e cila do ta mundësonte njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë. Ai ka thënë se Kosovës do të mund t’i bashkëngjitej Lugina e Preshevës. Por, në anën tjetër partitë opozitare, por edhe partia e kryeministrit Haradinaj kanë thënë se ndryshimi i kufijve do të mund të hapte Kutinë e Pandorës në Ballkan. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.