UBT

Carl Bildt i tregon Hashim Thaçit: Braktisja e Veriut nuk kalon në Parlamentin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

A mund të zgjidhet konflikti ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nëpërmjet një shkëmbimi territoresh? Ish-përfaqësuesi i veçantë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ballkanin, Carl Bildt, ka thënë, në një intervistë për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, se e konsideron këtë ide si iluzion. Sipas Bildt, është iluzion të mendohet se mund të ketë shtete monoetnike.

Shkëmbimi i një zone në veri të Kosovës, me zonën e Preshevës dhe Bujanovcit, në jugun e Serbisë, do të prekte dhjetëra mijëra njerëz, ka thënë Bildt.

I pyetur nëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, seriozisht duan një shkëmbim të tillë, Bildt ka thënë se po dëgjon “gjëra kundërthënëse”.

Sa më shumë detaje të ketë, aq më i vështirë bëhet realizimi i një plani të tillë, ka thënë Bildt për FAZ.

Bildt ka vlerësuar se “sistemi politik në Kosovë është shumë i përçarë, dhe se është e vështirë të aprovohet nga Kuvendi i Kosovës një plan që përfshin shkëputjen nga Kosova të veriut të saj”.

FIDANISHTJA

Sipas Bildt, fakti se Uashingtoni dhe pjesërisht Bashkimi Evropian po e aprovojnë një zgjidhje të tillë, apo nuk po e kundërshtojnë atë, i inkurajon të gjithë politikanët në rajon, të cilët ëndërrojnë të krijojnë shtete monoetnike.

Por, ai ka thënë se dyshon fort se Amerika e sotme, qëndrimi i së cilës për Ballkanin (jo ndryshimeve të kufijve dhe jo shteteve monoetnike) më s’është i garantuar, do të donte të merrte përgjegjësinë për pasojat e politikave të saj.

Kjo, sipas Bildt, do t’i lihet Evropës, e cila, ka vlerësuar ai, “fatkeqësisht është joaktive në raport me këtë çështje”.

Bildt ka thënë se nuk beson që është realiste që pasojat e një shkëmbimi territorial mund të izolohen.

Sipas tij, nëse Presheva mund të bëhet pjesë e Kosovës, të njëjtën gjë mund ta kërkojë dikur edhe Tetova, në Maqedoni. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.