Hidromorava

“Boka Club” terrorizon banorët e lagjes “Fidanishta”, komuna heshtë?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Banorët e lagjes “Fidanishta” janë në hallë të madh nga zhurma e tepërt që sjell veprimtaria e klubit “Boca Club”. Banorët i kanë shkruar disa here Lutfi Hazirit dhe organeve tjera komunale, por ata thonë se ky klub ka lidhje të forta.

Banorët e lagjes “Fidanishta” i kanë bërë një kërkesë publike Lutfi Hazirit dhe drejtorisë për zhvillim ekonomik e policisë së Kosovës që ta ndalojë veprimtarinë e klubit “Boka Club”.

Sipas banorëve ky klub e zhvillon veprimtarinë në kundërshtim me rregulloren për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës të subjekteve afariste në territorin e komunës së Gjilanit.

Mobi Casa

Sipas banorëve klubi i natës “Boka Club” po i shqetëson ata për çka urgjentisht komuna duhet të ndalojë veprimtarinë e saj. “Jeta e banorëve në lagjen “Fidanishta” gjegjësisht në rrugën “Marie Shllaku” është vështirësuar dukshëm si pasojë e zhurmës që vije nga brendësia e klubit, dehjet në vend publik, vozitjet e rrezikshme, vandalizëm, zënia e rrugës dhe parkingjeve private dhe sjelljeve të pahijshme dhe ekspozimeve të turpshme dhe ofenduese nga konsumatorët që frekuentojnë në këtë klub nate” thuhet në kërkesën e banorëve.

Banorët kanë shkruar se çdo natë ata terrorizohen ngjashëm nga veprimtaria e këtij klubi të natës. “Fëmijëve tanë i mohohet gjumi dhe pushimi natën, duke ndikuar keq në rritjen dhe rezultatin e tyre në shkollë si pasojë e pagjumësisë dhe mos pushimit të mjaftueshëm si pasojë e këtij klubit dhe efekteve negative që sjell ai.

Banorët kanë përmendur edhe disa arsye tjera të rëndësishme dhe kanë kërkuar nga Lutfi Haziri dhe policia e Kosovës që të veprojë urgjentisht./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.