United Hospital

Suliqi apel qytetarëve: Mos e keqpërdorni ujin e pijes

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – KRU “Hidromorava” në Gjilan njofton konsumatoret e vet që për shkak të rritjes së konsumit të ujit si pasojë e rritjes së temperaturave dhe keqpërdorimit të ujit, situata e furnizimit me ujë është vështirësuar sidomos në pikat e larta të qytetit thuhet në apelin e drejtorit ekzekutiv Muhamet Suliqi.

“Dëshirojmë të ju njoftojmë se aktualisht kërkesa për ujë është rritur edhe më shumë me ardhjen e bashkatdhetarëve dhe për këtë arsye KRU Hidromorava aktualisht është duke prodhuar ujë në sasi rekord në krahasim me periudhën e kaluar vetëm e vetëm që furnizimi i konsumatorëve të behet sa më mirë. Me qëllim të mbajtjes në kontroll të situatës, Kompania ka angazhuar edhe ekipe inspektimi të cilët do të jenë në teren për identifikimin e rasteve të cilët abuzojnë me ujin e pijes sidomos keqpërdorimet që bëhen përmes ujitjes së kopshteve, trotuareve, apo mbjellave të ndryshme në periferi të qytetit. Rastet të cilat do të identifikohen menjëherë do t’u dorëzohen gjykatave për procedim të mëtutjeshëm” ka thënë Muhamet Suliqi në apelin e tij drejtuar qytetarëve.

Uji Dea

“Përmes këtij Apeli edhe njëherë i lusim të gjithë konsumatorët që ujin e pijes mos ta përdorin për qëllime të tjera dytësore, por vetëm për nevoja higjienike dhe për pije” përfundon apeli i Suliqit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.