Fundamenti

Shteti i kapur, klanet mafioze e politikanët kusarë të korruptuar

/ 7 minuta lexim
Uji Dea

Është imperativ i kohës që institucionet të bëjnë një punë të jashtëzakonshme, duke treguar seriozitet dhe përkushtim për sundimin e rendit dhe ligjit, rrjedhimisht për konsolidimin e shtetësisë,thonë analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë. Ata alarmojnë se pasi sundimi i ligjit është themeli i shtetit, themeli i besimit, zhvillimit ekonomik dhe politik të një populli.

Burjani: Nuk ka drejtësi kur ka pabarazi totale, ku ka njerëz të privilegjuar dhe njerëz mbi ligjin!

“Sundimi i ligjit është themeli i shtetit, themeli i mirëbesimit, është themeli i zhvillimit ekonomik dhe politik të një populli dhe një shteti. Aty ku nuk ka drejtësi, sundim të ligjit, aty sundojnë diktatorët, anarkistët, sundojnë klanet mafioze e kusarët e shekullit XXI, e që në fakt janë politikanët e korruptuar. Kosova e ka shumë problem të dalë nga ‘vallja e djallit’, që e kanë futur politikanët analfabetë e të korruptuar dhe antikombëtarë”, thotë analisti Naim Miftari për gazetën “Kosova Sot”.

Është imperativ i kohës që institucionet të bëjnë një punë të jashtëzakonshme, duke treguar seriozitet dhe përkushtim për sundimin e rendit dhe ligjit, rrjedhimisht për konsolidimin e shtetësisë,thonë analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë. Ata alarmojnë se pasi sundimi i ligjit është themeli i shtetit, themeli i besimit, zhvillimit ekonomik dhe politik të një populli.

Pra, aty ku nuk ka drejtësi, sundim të ligjit, aty sundojnë diktatorët, anarkistët, klanet mafioze e kusarët e shekullit 21, që në fakt janë politikanët e korruptuar,theksojnë analistët. Kështu kanë pohuar për “Kosova Sot” analistë dhe njohës së fushës së drejtësisë, duke iu referuar gjendjes aspak të mirë në sistemin e drejtësisë në vend. Sipas tyre, Kosova nuk mund të bëhet një shtet normal pa sundim të ligjit. Meqë, siç kanë thënë ata, me drejtësi të korruptuar dhe të ndikuar nga politika dhe grupet e ndryshme vendi do të mbetet një vend i kapur kurse politika, me mosfunksionim të ligjit, kurse ata mbesin persona që shkelin rregullisht të drejtat e qytetarëve dhe bizneseve zhvillimore të palidhura me krimin politik e mafio-oligarkik.

ARKATANA

Ëndrra evropiane të mbetet brenda frazave boshe të politikanëve Analisti Hidajet Ahmeti ka thënë, në një prononcim për “Kosova Sot”, se është imperativ i kohës që institucionet të bëjnë një punë të jashtëzakonshme, duke treguar seriozitet drejt përkushtimit për sundimin e rendit dhe ligjit, rrjedhimisht për konsolidimin të shtetësisë. Nuk ka dyshim, shton ai, se edhe Kosova, e në veçanti institucionet përgjegjëse, e me këtë klasa politike udhëheqëse, kanë nevojë për një presion më të theksuar nga bashkësia ndërkombëtare për ta vendosur Kosovën në binarë të duhur, e jo, siç shton më tej Ahmeti, ëndrra evropiane të mbetet vetëm në letër.”Gjykoj se Kosova ka firmosur një marrëveshje me BE-në, MSA-në, për të cilën ka marrë obligime për ta instaluar në plotni këtë marrëveshje brenda sistemin politik e juridik të Kosovës. Brenda kornizës së MSA-së institucionet përgjegjëse kosovare kanë marrë obligime të shumta, me theks të veçantë për të reformuar sistemin e dritësisë në Kosovë. Logjika qeverisëse ballkanase vepron dhe funksionon nën presionin ndërkombëtar, pasi që klasa politike udhëheqëse është e shantazhuar nga ndërkombëtarët”, është shprehur ai. Ahmeti ka thënë se çdo shtet pretendent për BE dhe organizata ndërkombëtare e ka të domosdoshme të bëjë ndryshime radikale brenda sistemit politik e juridik, e ato shtete, të cilat vonohen në këtë drejtim, pasojat i vuajnë qytetarët e tyre. Ai pohon se rasti më eklatant është Kosova, e cila në këtë drejtim po çalon, duke vonuar proceset si në aspektin e brendshëm ashtu edhe të jashtëm.

MIFTARI: PA PASTRIMIN E POLICISË E AKI-SË, GJYQËSORIT, PROKURORISË NGA DORA E KRIMIT TË ORGANIZUAR, TIPIK MAFIOZ, NË VEND DO TË VAZHDOJË EDHE SHUMË KOHË KJO SITUATË
Analisti Naim Miftari, njohës i fushës së drejtësisë, ka pohuar për “Kosova Sot” se gjersa nuk vijnë në politikën shqiptare njerëz largpamës dhe kombëtarisht të pastër, gjendja do jetë e njëjtë, shumë e keqe dhe e pashpresë. “Sundimi i ligjit është themeli i shtetit, themeli i mirë besimit është themeli i zhvillimit ekonomik dhe politik të një populli dhe një shteti. Aty ku nuk drejtësi, sundim të ligjit, aty sundojnë diktatorët, anarkistët, sundojnë klanet mafioze e kusarët e shekullit XXI, e që në fakt janë politikanët e korruptuar. Kosova e ka shumë problem të dalë nga ‘vallja e djallit’, që e kanë futur politikanët analfabetë, të korruptuar dhe antikombëtarë, është shprehur ai. Sipas Miftarit, pa pastrimin e Policisë e AKI-së, Gjyqësorit, Prokurorisë nga dora e krimit të organizuar, tipik mafioz, pa pastrimin e partive politike nga para sistemet politike që nuk përfaqësojnë votuesin, por përfaqësojnë vetëm interesin individual të disa bosëve në Kosovë, në vend do të vazhdojë edhe shumë kohë kjo situatë. Ai ka thënë se nuk ka vullnet të vendosur as nga miqtë ndërkombëtarë ta ndalojnë këtë degradim të shtetit dhe sistemit të drejtësisë. “Ndoshta mendimet dhe dëshirat e popullit tonë nuk janë të njëjta sikurse dëshirat e ndërkombëtarëve, të cilët qëllimisht ose rastësisht kanë instaluar mafinë në politikë dhe pushtet. Në çfarëdo rasti e kanë ndihmuar dhe e kanë përkrahur politikën e korruptuar vendore shumë herë duke qenë edhe aleat i tyre”, ka pohuar Miftari për “Kosova Sot”.

BURJANI: PUSHTETI PO SHËRBEN NË KOSOVË SI METODË PASURIMI
Kurse Blerim Burjani, analist dhe njohës i fushës së drejtësisë, ka potencuar për “Kosova Sot” se gjendja mbetet e njëjtë, duke shtuar se nuk ka drejtësi, por ka anarki.”Për shkak të kësaj lindi korrupsioni, degjeneroi shkollimi dhe u krijua pabarazi para ligjit. Nuk ka drejtësi kur ka pabarazi totale, ku ka njerëz të privilegjuar dhe njerëz mbi ligjin. Për dikë ligji vepron e për dikë fare. Ky nuk quhet as shtet ligjor e as shtet i qytetarëve të barabartë para ligjit. Pra, ka shumë defekte, andaj duhet ditur se drejtësia nuk vjen vetë, por duhet të meritohet”, është shprehur Burjani për gazetën “Kosova Sot”. Ai shton se nëse ka vullnet qytetar për të ndryshuar një qeverisje të rrezikshme dhe korruptive, duhet që më shumë njerëz të merren me politikë për t’i ndalin hovin këtyre politikanëve që janë përfitues të milionave nga pushteti.”Tek atëherë mund të mos flitet për korrupsion, hajni, sundim anarkik dhe kapje funksionale e shtetit. Pse po ndodh kjo? Kjo ndodh pasi nuk ka vullnet nga qytetarët për të kërkuar alternativë për të dalë nga padrejtësia dhe pabarazia. Pushteti po shërben në Kosovë si metodë pasurimi dhe pa konfiskim të kësaj pasurie të pabazë dhe marrje të masave për të ndalë hajninë nuk mund të flitet se organet e drejtësisë kanë vendosur rendin dhe ligjin”, ka pohuar Burjani për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)