Fundamenti

Ekskluzive: Valon Behrami refuzon Sionin, për skuadrën e njohur nga Serie A

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mesfushori kosovar, Valon Behrami shumë lehtë mund të rikthehet në Serie A, aty ku u bë i njohur me klubet si Fiorentina, Lazio dhe Napoli.

Është përfolur shumë se lojtari i Kombëtares së Zvicrës mund të transferohet në ekipin e Sionit, por siç duket një gjë e tillë nuk do të ndodh.

Mobi Casa

IndeksOnline kupton se futbollisti i Watfordit ka oferta nga Italia, e që mund të përfundoj në ekipin e Udineses, që ka pronarin e njëjtë me atë të skuadrës angleze, Giampaolo Pozzo.

Largimi i kosovarit nga Premier Liga e ka një arsye, ai nuk e pëlqen klimën në Angli dhe nuk dëshiron të qëndroj larg familjes./IndeksOnline/