UBT

Megaskandali ‘Pronto’, gacë e nxehtë për prokurorët dhe gjyqtarët

/ 23 minuta lexim
Uji Dea

Megaskandali i aferës “Pronto” po shëtitet nga një vend në tjetrin, pa marrë epilogun përfundimtar. Prokurorja Drita Hajdari i “ka larë duart” duke thënë se aktakuzën e ka dërguar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, por se çfarë përmban aktakuza dhe kush është i akuzuar vështirë të dihet.

Aliu: Pse u amnistuan dhe nuk u përfshinë në aferën ‘PRONTO’ kryeprotagonisti Hashim Thaçi, por edhe Kadri Veseli?

“Duke pasur parasysh influencën e pafund që tash e shumë vjet vetë të akuzuarit e klanit ‘Pronto’ kanë tek gjyqësori, përkundër të gjithave sa kanë ndodhur në vendin tonë, prokuroria e tillë siç është sot, as nuk mund ta marrë me mend që të ngrejë padi ndaj politikanëve të nivelit të lartë, të lidhur me nëntokën për të cilët dihet fare mirë se realisht, mu këta mafio-politikanë që sundojnë shtetin në mënyrën e tyre, janë pronarët e vërtetë të kompanive kryesore dhe super të fuqishme me prona e vlera qindra milionëshe mafio-oligarkike, të cilët, duke qëndruar mbi ligjin, dhe duke mos pasur as kush ta bëjë ndjekjen e tyre penale, kanë përfituar në mënyrë të vazhdueshme, përmes monopoleve kriminale, MVNO-ve e tenderëve qindra miliona euro, të patrazuar nga askush, në kurriz të qytetarëve të varfër të Kosovës”,thotë analisti Gani Qarri për gazetën “Kosova Sot”

Megaskandali i aferës “Pronto” po shëtitet nga një vend në tjetrin, pa marrë epilogun përfundimtar. Prokurorja Drita Hajdari i “ka larë duart” duke thënë se aktakuzën e ka dërguar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, por se çfarë përmban aktakuza dhe kush është i akuzuar vështirë të dihet.

Me gjasë aktakuza ka vetëm një person, Adem Grabovcin, i cili është kapur nga përgjimet si protagonist kryesor që ka marrë urdhra edhe nga shefat e tij. Gjykata Themelore në Prishtinë, përmes postës elektronike që ka ardhur nga zyrtarja për informim, Mirlinda Gashi, ka njoftuar për gazetën “Kosova Sot” lidhur me çështjen penale ku të akuzuar janë A. G. etj. Ju njoftojmë se më 13.08.2018, gjyqtari Shashivar Hoti ka marrë aktvendim dhe ka konstatuar se Departamenti për Krime të Rënda nuk është kompetent për ta gjykuar këtë rast dhe ka konsideruar se Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale është kompetent për të gjykuar rastin në fjalë. Prokurori i kësaj çështje ka bërë ankesë kundër këtij aktvendimi, andaj së shpejti pritet që lënda të dërgohet në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, ka theksuar Gashi në përgjigjen që ia ka dërguar gazetës. Analistët politikë dhe njohës të fushës së sundimit të ligjit thonë se Prokuroria e Shtetit ka dështuar me këtë lëndë me vetë faktin se për 6 vjet u hesht kjo aferë e përgjimeve, por edhe pse ky rast shkoi në gjykatë, analistët akuzojnë prokurorinë se pse u amnistuan kryeprotagonistët e klanit “Pronto”, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Ata thonë se kur bëhet fjalë për figura kryesore politike dhe nëntokën kosovare në vend nuk vepron prokuroria ashtu siç e obligon ligji. Analistët theksojnë se prokuroria ka pasur përgjime të tjera shumë më të rënda e më kriminale që implikojnë klanin “Pronto” dhe bizneset mafio-oligarkike, prapa të cilave qëndrojnë pushtetarët e inkriminuar. Sipas analistëve, nuk mund të merret me mend që Prokuroria të ngrejë aktakuza ndaj politikanëve të nivelit të lartë, të lidhur me nëntokën, për të cilët dihet fare mirë se realisht këta mafio-politikanë janë pronarët e vërtetë të disa kompanive super të fuqishme me prona e vlera qindra milionëshe mafio-oligarkike dhe mbi ligjin, të cilët kanë përfituar përmes monopoleve kriminale, MVNOve e tenderëve qindra miliona euro në kurriz të qytetarëve kosovarë. Analistët bëjnë të ditur se heshtja e prokurorisë na tregon qartazi se është e instrumentalizuar në tërësi nga pushtetarët e inkriminuar dhe nëntoka dhe kësisoj kjo prokurori me heshtjen e saj nuk i përfill ligjet dhe Kushtetutën dhe dërgon rastet në gjykata, siç është rasti i aferës “Pronto”, por edhe shumë të tjerë, duke amnistuar pushtetarët e lartë, siç është rasti me Hashim Thaçin në aferën “Pronto”, ku Adem Grabovci i raporton direkt atij. Prandaj analistët pyesin se përse Prokuroria e Shtetit nuk guxon që të përfshijë në këtë aferë të krimit të organizuar, as Shkëlqim Devollin dhe të tjerët, të cilët ia lagin fytin Adem Grabovcit dhe klanit “Pronto”, edhe pse në përgjime dëgjohet qartë se si “laget fyti” në Kosovë nga Shkëlqim Devolli dhe të tjerët. Veç saj analistët kërkojnë që të bëhet publike për opinionin se përse Prokuroria Speciale nuk i ka kërkuar gjykatës autorizimin për leximin dhe hetimin e të gjitha tabulateve të përmbajtjeve e bisedave telefonike të aferës”Pronto”, që i kanë pasur si zyrtarë të lartë publikë me mafio-oligarkët financiarë për zhvatjet e qindra milionave të shtetit, që nga vitet 2007/2008 , kur kanë ardhur në pushtet dhe deri më sot. Lidhur me këto çështje, as Prokuroria Speciale, Prokuroria e Shtetit e prokurorja speciale, Drita Hajdari, nuk janë përgjigjur në pyetjet e gazetarit. Përgjigje për gazetarin nuk ka dhënë as protagonisti tjetër i kësaj afere, Shkëlqim Devolli, i cili ia”lag fytin” Adem Grabovcit dhe të tjerëve.

Lajçi: Pika më e dobët e pushtetit në Kosovën e pasluftës është sistemi i drejtësisë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ali Lajçi, për gazetën “Kosova Sot” thotë se në Kosovën e pasluftës pika më e dobët e të gjitha qeverive, por edhe e ndërkombëtarëve, përfshirë edhe këtë qeveri, ka qenë sistemi i drejtësisë që është i ndikuar fund e krye nga politika ditore. Sipas Lajçit edhe nuk duhet që të çuditemi fare se përse as Prokuroria e as Gjykata Themelore e Prishtinës nuk janë marrë me ndriçimin e rastit të aferës “Pronto”, por e zvarrisin qëllimshëm nga një instancë gjyqësore në tjetrën. Ai ka shtuar kështu do të jetë gjersa t’i kemi këta sundimtarë në pushtet.

Badallaj: Drejtësia, nën kontrollin e mafio-oligarkëve

Analisti Reshat Badallaj për gazetën “Kosova Sot” thotë se përpos përgjimeve të klanit banditesk e kriminal që quhet “Pronto”, natyrisht të lë për të kuptuar se ka pasur edhe përgjime tjera, por këta nuk kanë guximin t’i ndjekin penalisht, sepse vetë ky dikaster është nën kontrollin e mafiooligarkëve. “Kjo nuk është prokurori që ka dhënë betimin për të mbrojtur Kushtetutën e vendit dhe për t’i zbatuar ligjet, por kjo prokurori i thënçin është vërtetuar se është në shërbim të klanit më kriminal në Ballkan që quhet “Pronto” dhe të mafio-oligarkëve. Dhe sa afera e skandale korruptive janë bërë nga banditët e kryebanditët që nga majat e shtetit e të bandave politike dhe askush nuk i trazoi. Kjo kope e prokurorisë nuk kishte bërë zë dhe nuk e kishte bërë publike as krimin e bandës mafioze të nëntokës kriminale e udhëhequr nga banditët mafiozë të PRONTOS”, por u zbulua nga dikush tjetër dhe kjo ishte e detyruar nga trysnia e popullit dhe mediave dhe nuk pati qare dhe ashtu-ashtu nuk ka bërë gjë”, është shprehur ai. Analisti Bislim Aliu për “Kosova Sot” theksoi se është për keqardhje që edhe pse prokurorja Speciale Drita Hajdari, para pesë muajsh, ngriti aktakuzë ndaj 11 personave të dyshuar në aferën ‘Pronto’ dhe gjer më tani asgjë nuk ka konkrete. “Andaj lirshëm tani mund të pyesim; a thua, pse iu deshën Prokurorisë së Shtetit, që të mbajë për 6 vjet këto përgjime. Dhe, a thua, pse u amnistuan dhe nuk u përfshinë në këtë aferë kryeprotagonisti Hashim Thaçi, por edhe Kadri Veseli? Përse Prokuroria kur bëhet fjalë për figura kryesore politike dhe nëntokën kosovare në vend nuk vepron siç e obligon ligji. Përse Prokuroria as që mund ta marrë me mend që të ngrejë aktakuzë ndaj politikanëve të nivelit të lartë, të lidhur me nëntokën, për të cilët dihet se këta mafio-politikanë janë pronarët e vërtetë të disa kompanive, super të fuqishme, me prona e vlera qindra milionëshe, mafio-oligarkike, të cilat janë mbi ligjin dhe kanë përfituar përmes monopoleve kriminale, MVNO-ve e tenderëve qindra-miliona euro, në kurriz të qytetarëve të Kosovës”, është shprehur ai. Sipas Aliut, koha po na tregon se kjo prokurori është tërësisht e instrumentalizuar nga pushtetarët e inkriminuar dhe nëntoka kriminale dhe për pasojë Prokuroria nuk po i përfill ligjet dhe Kushtetutën dhe dërgon raste në gjykata, siç është “Pronto”, por edhe shumë të tjera, duke amnistuar pushtetarët e lartë, siç është rasti me Hashim Thaçin në aferën ‘Pronto’, ku Adem Grabovci i raporton direkt atij. Ai tutje ka shtuar: Në Prokurorinë Speciale dhe në atë të Shtetit nuk zbatohen fare ligji dhe Kushtetuta. Dhe, kjo amulli mosrespektimi, a thua, deri kur do të vazhdojë kështu. Ndaj, pa një VETTING nuk pritet asgjë ligjore që në prokuroritë dhe në gjyqet tona të drejtësisë të përfillen ligji dhe drejtësia”, është shprehur ai.

Mobi Casa

KELMENDI: KRIMI PO LULËZON NGA POZITAT E PUSHTETIT SHTETËROR, DERI TE MAFIA EKONOMIKE QË EDHE E KA BAZËN KRYESORE NË KËTË KRIM TË ORGANIZUAR!
Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, për gazetën “Kosova Sot” thotë se, për fat të keq, sistemi juridik në Kosovë ka pësuar degradim shumë të madh.”Ky fakt ka bërë që mos të luftohen sa duhet dhe në përmasa të tjera, deri edhe në nivel të lartë, krimi dhe korrupsioni. Këtej ka lulëzuar krimi nga pozitat e pushtetit shtetëror, nëpër institucione të ndryshme, deri te mafia ekonomike që edhe e ka bazën kryesore në këtë krim të organizuar. Pikërisht për këtë është thënë me dhjetëra herë se Kosovës i duhet një spastrim i gjerë dhe i vazhdueshëm i njerëzve në polici, në prokurori dhe në gjykata. Mund ta quajmë si të duam, por pa një spastrim të përditshëm dhe të vazhdueshëm shtet ligjor nuk ka. Këtu dhe në këtë kapje duhet lypur mossuksesin ndaj grupeve antiligjore dhe me elemente kriminale që janë në Kosovë. Mbi këtë nuk është hetuar asnjë rast i rëndë. Ndërsa, ato që janë hetuar, janë devijuar dhe është shumë vështirë të ndiqen penalisht”, është shprehur Kelmendi për gazetën “Kosova Sot”.

QARRI: KJO PROKURORI NUK GUXON T’I PËRFSHIJË NË KËTË AFERË TË KRIMIT TË ORGANIZUAR AS SHKËLQIM DEVOLLIN & CO, I CILI IA ‘LAG’ ME PËRKUSHTIM (MILIONËSH) MONETAR FYTIN ADEM GRABOVCIT!
“Megjithëse kohët e fundit përmendet pothuajse çdo ditë se luftimi i njëmendtë i korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend është obligim dhe kusht i pakalueshëm i Qeverisë vendore për liberalizimin e vizave, prokuroria e instrumentalizuar në tërësi nga pushtetarët e inkriminuar dhe nëntoka kriminale nuk i përfill më ligjet as Kushtetutën dhe rastet që dërgon në gjykata, siç dëshmon edhe rasti i grupit “Pronto”. Ajo nuk i dërgon për t’i gjykuar, por për t’i amnistuar dhe nxjerr me vulë të shtetit, të “shpëlarë” prej andej, pushtetarët më të lartë të inkriminuar, siç u veprua edhe me Hashim Thaçin në rastin e aferës “PRONTO”, ani pse Adem Grabovci i raporton direkt atij, si shef i grupit ‘Pronto’ dhe nënës parti”. Për aq më keq kjo prokurori nuk guxon t’i përfshijë në këtë aferë të krimit të organizuar as Shkëlqim Devollin & Co, të cilët për favoret nga klani PRONTO janë të detyruar që rregullisht të tregohen të kujdesshëm dhe t`ia ‘lagin’ me përkushtim (milionësh) monetar fytin Adem Grabovcit me shokë të partisë dhe pushtetit, prokurori e cila injoron edhe faktin e dëshmuar nga përgjimet, në të cilat dëgjohet qartë se si, pse dhe nga kush duhet t’i “laget fyti” grupit PRONTO në Kosovë, ku ceken Shkëlqim Devolli dhe të tjerët. Duke pasur parasysh ndikimin e klanit PRONTO mbi Prokurorinë Speciale, ajo as që ka guxuar t’i kërkojë gjykatës autorizimin për leximin dhe hetimin e të gjitha tabulateve të përmbajtjeve e bisedave telefonike të klanit PRONTO që ata i kanë pasur si zyrtarë të lartë publikë me mafiooligarkët më të mëdhenj financiarë për zhvatjet e qindra milionave të shtetit, qysh nga vitet 2007/2008 , kur edhe kanë ardhur në pushtet, e deri më sot. Megjithëse afera “Pronto” fillimisht shkaktoi një erupsion të fuqishëm në media dhe opinionin e gjerë publik të vendit, drejtësia e inkriminuar vendore dështoi tërësisht. Ajo me neglizhencën dhe mosveprimet e diktuara nga klani ‘Pronto’ dëshmoi edhe një herë më tepër se në Kosovë gjyqësori nuk funksionon dhe as që ekziston sistemi i njëmendtë i drejtësisë”, është shprehur analisti Gani Qarri për gazetën “Kosova Sot”.

BISLIMI: NË KOSOVË POLITIKANËT QË KANË POZITA TË LARTA JANË MBI LIGJIN!
Politologia Liridona Bislimi,për gazetën “Kosova Sot”,thotë se Prokuroria e Shtetit të Kosovës është paraqitur vazhdimisht me statistika dhe vetëkrenuese se ka luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin,e në anën tjetër Kosova vazhdon të renditet në top-listën e vendeve të korruptuara dhe të inkriminuara dhe askush asnjëherë nuk ka dhënë përgjegjësi për instalimin e krimit të organizuar në institucione,ndërsa krimi i organizuar dhe korrupsioni vazhdon të mbeten në fuqi.”Veprat e rënda penale natyrisht që nuk prodhohen nga qytetarët,por nga zyrtarët,nga njerëzit me poste,të cilat zyrat e shtetit i shohin si prona të tyre private.Si një nga veprat e rënda penale tash e 6 vjet mbetet edhe ajo e aferës “Pronto”,ku janë të përfshirë një ministër,një ishzëvendësministër,deputetë e ish-deputetë të PDK-së,këshilltarë të Kuvendit të Kosovës, si dhe zyrtarë të tjerë.Gjykata Themelore e Prishtinës nuk e ka dorëzuar fare aktakuzën e rastit të klanit “Pronto”,pos që nuk e ka dhënë aktakuzën,gjykata ende nuk ka caktuar as datën për fillimin e këtij procesi gjyqësor.Arsyeja pse ka pritur Prokuroria e shtetit 6 vjet mund të jetë involvimi eventual i tyre në aferat korruptive ose diktati që mund t’u ketë bërë nga strukturat e politikës,e cila ka prekur të gjitha nivelet e sistemit shtetëror në Kosovë”,është shprehur ajo.Sipas saj,në shtetin e Kosovës është bërë standard që të hetohen dhe të gjykohen qytetarët e rëndomtë,me raste të lehta e të rëndomta,por jo edhe politikanët që kanë pozita të larta dhe ndikim në jetën institucionale.

QARRI: KLANIN “PRONTO” NUK KA KUSH TA AKUZOJË, SEPSE KY KLAN QËNDRON MBI LIGJIN DHE SHTETIN, SI DHE DETERMINON ÇDO GJË NË KOSOVË, PËRFSHIRË EDHE BIZNESET MAFIO-OLIGARKIKE!
Analisti politik Gani Qarri për gazetën “Kosova Sot” thotë se megjithëse po bëhen gati pesë muaj që kur aktakuza kundër grupit të aferës “PRONTO” nga prokurorja e rastit,Drita Hajdari,është dërguar në Gjykatë,përkundër faktit se emrat kryesorë të aferës,si Hashim Thaçi e Kadri Veseli,as ajo nuk pati guxim t’i përfshinte në aktakuzë,nga drejtësia abuzive që mbretëron sot në Kosovë,deri më tani,jo vetëm se nuk është bërë asgjë as kundër personave tjerë të akuzuar,por siç duket prokuroria e kapur e shtetit nga ky klan është e detyruar që në vend se të kërkojë dënimin e tyre,t’i amnistojë në heshtje të gjithë të akuzuarit.”PDK-ja e tmerruar se pikërisht ajo si parti dhe elektorati i saj do të denigrohen deri në fund dhe dëmtohen në mënyrën më të turpshme,nga faktet kundër manipulimeve të tyre shumëvjeçare,me ndihmën e dorës së zgjatur të saj dhe kryeprokurorit të katapultuar nga ajo vetë,ani pse me provim të diskutueshëm të jurisprudencës,z.Aleksandër Lumezi,duket se ka bllokuar tërësisht fillimin e seancave dhe shqyrtimit të njëmendtë gjyqësor të kësaj aktakuze”,është shprehur ai.Qarri thotë se në aferën “Pronto” ishin të përfshirë zyrtarë më të lartë të PDK-së dhe nga gjithsej 11 emrat e akuzuar për shpërdorim detyre,nepotizëm dhe keqpërdorim të funksioneve shtetërore,subjekt hetimi janë vetë drejtuesit kryesorë të PDK-së,ndaj ky edhe është shkaku kryesor që Prokuroria e Shtetit,e ndikuar drejtpërsëdrejti nga grupi “Pronto”,për plot 6 vjet me radhë,u detyrua që t’i mbante edhe përgjimet të fshehura dhe të mos guxonte t’i bënte ato publike.”Për aq më tepër,edhe kur u përgatit aktakuza dhe dërgua në gjykatë,siç e dëshmon së fundmi vetë rasti i prokurorit Blakaj,me ndërhyrjen e “kryeprokurorit” politik të shtetit,Aleksandër Lumezit,i vendosur nga grupi ‘Pronto’ në këtë pozitë,edhe prokurorja Drita Hajdari,njëjtë si z.Blakaj,duhet të jetë detyruar,që t’i heqë nga lista kryeprotagonistët kryesor të kësaj aktakuze Hashim Thaçin e Kadri Veselin,duke dëshmuar edhe një herë më tepër se kur bëhet fjalë për figura kryesore politike dhe nëntokën kosovare në vend,as prokuroria nuk guxon të veprojë,siç e obligon ligji i shtetit”,është shprehur Qarri për gazetën.Sipas Qarrit,me arsye të fuqishme dyshohet se prokuroria aktuale posedon edhe përgjime të tjera shumë më të renda e më kriminale që në to implikojnë drejtpërsëdrejti klanin “Pronto”,por nuk ka kush ta akuzojë si grup as persona,sepse ky klan që nga ardhja në pushtet,qëndron mbi ligjin dhe shtetin si dhe determinon çdo gjë në Kosovë,përfshirë edhe bizneset mafiooligarkike,prapa të cilave është thënë e shkruar qindra herë se qëndrojnë ata vetë.Sipas Qarrit,duke pasur parasysh influencën e pafund që tash e shumë vite vetë të akuzuarit e klanit “Pronto” kanë tek gjyqësori,përkundër të gjithave sa kanë ndodhur në vendin tonë,prokuroria e tillë siç është sot,as nuk mund ta marrë me mend që të ngrejë padi ndaj politikaneve të nivelit të lartë,të lidhur me nëntokën për të cilët dihet fare mirë se realisht,mu këta mafio-politikanë që sundojnë shtetin në mënyrën e tyre,janë pronarët e vërtetë të kompanive kryesore dhe super të fuqishme me prona e vlera qindra milionëshe mafio-oligarkike,të cilët,duke qëndruar mbi ligjin,dhe duke mos pasur as kush ta bëjë ndjekjen e tyre penale,kanë përfituar në mënyrë të vazhdueshme,përmes monopoleve kriminale,MVNO-ve e tenderëve qindra miliona euro,të patrazuar nga askush,në kurriz të qytetarëve të varfër të Kosovës.

ZEQA: EDHE PSE NË AFERËN ‘PRONTO’ DËGJOHET QARTË KUR ADEM GRABOVCI I RAPORTON DIREKT SHEFIT TË TIJ, HASHIM THAÇI, PROKURORIA E ANASHKALON KËTË TË FUNDIT, “SUPERMENIN” E POLITIKËS KOSOVARE!
Analisti Florim Zeqa, për gazetën”Kosova Sot” thotë se edhe përkundër faktit se kanë kaluar gjashtë vite nga bërja publike e përgjimeve të aferës “Pronto”, për të cilën Drita Hajdari thotë se e ka dërguar në gjykatë, akoma nuk ka prokurorë dhe gjykatës që përfshijnë në këtë aferë korruptive e kriminale protagonistët kryesorë, Hashim Thaçin e Kadri Veselin. “Kjo ndodh pikërisht kështu për faktin se kur janë në pyetje figurat kryesore politike dhe nëntoka kriminale e Kosovës, prokuroria dhe gjykatat heshtin, nuk veprojnë sipas obligimeve ligjore dhe kushtetuese. Kjo situatë flet qartë për kapjen e tmerrshme të sistemit të drejtësisë nga krerët shtetëror, mafio-oligarkët dhe nëntoka kriminale. Prokurorët as që mund ta marrin me mend të ngritin aktakuza ndaj politikanëve të nivelit të lartë të lidhur me nëntokën kriminale, për shkak se këta mafio-politikanë janë sundimtarët e shtetit të Kosovës dhe pronarët e vërtetë të kompanive super të fuqishme me prona e vlera qindra milionëshe, përmes monopoleve kriminale MVNO-ve e tenderëve qindra milionësh në kurriz të qytetarëve të Kosovës.”Edhe pse në aferën e klanit ‘Pronto’ dëgjohet qartë kur Adem Grabovci i raporton direkt shefit të tij, Hashim Thaçi, prokuroria përsëri e anashkalon këtë të fundit, në mungesë të guximit të përballjes me “supermenin” e politikës kosovare! Jo vetëm kaq, në aferën ‘Pronto’ prokuroria nuk e ka guximin të përfshijë as mafio-oligarkun Shkëlqim Devolli dhe të tjerët si ai, që i ‘lagin fytin’ Adem Grabovcit dhe klanit ‘Pronto’. Edhe pse nga përgjimet e klanit ‘Pronto’ u mësua shumë për lidhjet kriminale, punësimet pa kritere të familjarëve dhe militantëve partiak nëpër institucionet shtetërore, si dhe zhvatja e qindra milionëve nga buxheti i shtetit nga 2007-a e këndej, prapëseprapë vazhdojnë të heshtin prokuroria, mediet e dirigjuara dhe një pjesë e shoqërisë civile”, thotë analisti Florim Zeqa për gazetën “Kosova Sot”

BADALLAJ: ÇFARË FAKTESH TË TJERA KËRKOHEN MË SHUMË KUR KY KLAN VAGABONDËSH DËGJOHEN KU FLASIN, TA ZËMË HASHIMI I BROJËS NË STILIN GANGSTERËSH ME BURKULLUQIN ADEM GRABOVCI, GJYSMANALFABET?!!!
Analisti Badallaj-Zhuriani thotë se grupi me kriminal në Ballkan,ose grupi më hajdut në tërë Evropën,që ka vetëm një emër e që quhet “Pronto”,duke bashkëpunuar me banda serbiane,kanë bërë hata në Kosovë dhe në vend,ngase ky grup banditësh në vend se të jenë në burg ata po shëtisin të lirë kinse nuk ka ndodhur gjë.Andaj çfarë faktesh tjera kërkohen më shumë kur ky klan vagabondësh dëgjohen ku flasin ta zëmë Hashimi i Brojës në stilin gangsterësh me burkulluqin Adem Grabovci,gjysmanalfabet,por kishte qenë nja tri-katër herë në Shqipëri dhe mezi kishte mësuar një fjalë nga atje ku thotë “ç’kemi? Këtë e thotë me fjalë,se për të shkruar drejt ju garantoj se nuk ka haber,duke biseduar edhe me shefin e bandës serbiane që deshi t’i helmojnë shqiptarët me krunde qensh e derrash dhe me simptome kancerogjene,shefin Shkëlqim Devolli.Nuk e bëjnë sepse grazhdi i këtyre banditëve është shefi e kompanisë serbiane ‘Devolli’,prandaj nuk thuhet kot se ‘qeni ku ha, leh”.Andaj sipas analistit Badallaj-Zhuriani,ata që nuk e kanë kuptuar deri më tani nuk kam se çka t’ju bëj,se duhet ditur se Kosovën e kanë në dorë banditët e bandës së klanit famëzi që quhet”Pronto”,mafio-oligarkët dhe banda serbiane ‘Devolli’ dhe mu për këtë prokuroria nuk guxon të bëjë zë,e lëre më që të ngrejë padi penale.Pra,shkurt e shqip,kjo prokurori është e pafuqishme të përballet me mafio-oligarkët,bandën serbiane ‘Devolli’ dhe grupin mafioz më të rrezikshëm në Ballkan,që quhet klani “Pronto”.Këta kot kanë dhënë betimin,kurse marrin rrogat nga taksapaguesit e Kosovës.

Qytetarët të pakënaqur me punën e Prokurorisë dhe gjykatave vendore Veç analistëve politikë, edhe qytetarët tanë janë shumë të pakënaqur me punën e zbehtë dhe mosefikasitetin e Prokurorisë dhe gjykatave vendore. Ata thonë se dosja e rastit “Pronto” po zvarritet qëllimisht, njëherë nga prokuroria e tash kjo po bëhet nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Qytetari Rrahman Rrahmani, nga Prishtina, për gazetën ” Kosova Sot” thotë se zvarritja e ndriçimit të këtij rasti nga Prokuroria e Gjykata është e qëllimshme, sepse e vërteta dhe drejtësia janë mbi të gjitha, por drejtësia pa të vërtetën dhe e vërteta pa drejtësinë janë gjysmake. “Dhe pushtetarët e tashëm as nuk po u përmbahen të vërtetës e as drejtësisë. Ngase me këtë qytetarët tanë do të ishin dukshëm më të qetë dhe do t’u besonin shumë më tepër pushtetarëve tanë. Andaj qytetarët tanë janë të dëshpëruar, ngase që nga paslufta në Kosovë nuk ka asnjë fije drejtësie dhe të vërtetë, sepse askush nga pushtetarët tanë nuk po jep llogari para ligjit, duke qenë mbi ligjin. Kjo ngase drejtësia dhe krejt shteti është i kapur nga politika ditore”, është shprehur ai. Shton se po të ndriçohej ky rast dhe po të zbardhej në tërësi do të dilnin emrat e shumë politikanëve tanë të nivelit më të lartë se ata janë të involvuar në aferën “Pronto”. Ndërsa qytetari tjetër, Cen Pushkolli, për gazetën “Kosova Sot” thotë se në një shtet demokratik e të mirëfilltë ndriçimi i aferës “Pronto” ka qenë dashur të përfundonte kaherë.”Por për ndriçimin e plotë të kësaj afere me këta pushtetarë që janë duke e udhëhequr sistemin e drejtësisë me ata do të na nevojiten edhe disa vite. Sepse për t’u marrë me zbardhjen e kësaj afere qytetarët tanë duhet të jenë më këmbëngulës, me qëllim që gjyqësia jonë ta marrë fjalën e saj për zbardhjen e këtij rasti. Vetë fakti se ka ngecje në këtë drejtim dhe nuk po zbardhet rasti nga prokuroria e gjyqësia, kjo na tregon se shteti dhe sistemi i drejtësisë te ne është i kapur dhe është shumë i ndikuar nga politika ditore dhe kjo po na tregon se dikush qëllimisht po e pengon ndriçimin e këtij rasti”, është shprehur ai.

(Kosova Sot)