ARKATANA

Gjilani me donatorët ndërton edhe tri shtëpi të reja për familjet në nevojë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Së shpejti në Gjilan do të filloj ndërtimi edhe i tri shtëpive të reja për familjet me gjendje të rëndë të banimit.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit me bashkatdhetarin nga Zvicra, Vezir Ramushi, i cili është duke e ndërtuar shtëpinë e Refik Aliut në fshatin Capar së bashku me bashkatdhetarët tjerë.

Gjatë ditëve në vazhdim do të vihet gurthemeli i shtëpisë së re për familjen e Lumnije Rudhanit, sikurse edhe për një familje në Gumnishtë dhe Verbicë të Zhegocit.

United Hospital

“Faleminderit z. Ramushi që i është bashkangjitur aksionit të madh të Komunës, i dalë nga mbrëmja humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”. Unë apeloj edhe të bashkatdhetarët dhe të gjithë ata që kanë mundësi që të vazhdojnë të kontribuojnë, në mënyrë që t’i nxjerrim familjet gjilanase nga gjendja e rëndë e banimit”, tha Haziri.

Me fillimin e ndërtimit të tri shtëpive për familje në nevojë, totali shkon në 46 shtëpi që mbrëmja humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”, e cila është realizuar me iniciativë të kryetarit Haziri në tetorin e vitit 2014.

Ndërkohë, me buxhet komunal po u paguhen qiratë për 40 familje, përderisa 38 shtëpi të tjera po renovohen sipas kërkesave të qytetarëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.