Talenti Arianit Murati vazhdon me Bashkimin e Koretinit
Gjilan – Futbollisti nga Gjilani, Arianit Murati, i cili ishte pjesë e Bashkimit te Koretinit, vazhdon edhe me tej të jetë pjesë e “portokallinjeve” te Bashkimit, anëtare e re e Ligës së Parë të futbollit të Kosovës.
Murati i cili ishte pjesë e KF Gjilanit të kategorive të reja e për një kohë kishte sprovuar vetën edhe në futbollin e Gjermanisë, por për shkak të dokumenteve nuk arriti të vazhdoj karrierën e tij në shtetin Gjerman.
20-të vjeqari Murati i cili luan në pozitën e sulmuesit qendror, shpreson se do të kontribuoj në sukseset e Bashkimit në Ligën e parë të futbollit të Kosovës.
“Isha pjesë e triumfit në stinorin e kaluar, shpresoj se tani në Ligën e i do të tregojmë kualitetin e skuadrës duke e ditur se jemi përforcuar me disa futbollist poashtu tani do të jemi nën dirigjimin e trajnerit të ri Skender Hoxha, i cili është një trajner i dëshmuar dhe së bashku mund të bëjmë befasi të dorës së parë”.
Bashkimi pritet këto ditë të përforcohen edhe me disa futbollist të tjerë, për të qenë sa më të përgatitur për sfidat futbollistike të cilat i presin në Ligën e parë./rajonipress/


