Hidromorava

Çështjen e veteranëve të UÇK-së nuk mund ta zgjidhë drejtësia

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, nuk beson se drejtësia mund ta zgjidhë problemin e listave të veteranëve të UÇK-së.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai nuk ka treguar ndonjë ide konkrete se si mund të rregullohet kjo çështje, por ka theksuar se zgjidhja duhet të shihet jashtë organeve të drejtësisë.

Haliti, i cili është një ndër themeluesit e UÇK-së, ka bërë me dije se komandantët e zonave dhe ata të brigadave kanë të dhëna për numrin e ish-luftëtarëve të lirisë.

ARKATANA

“Nuk mund të them nëse kanë qenë 60 mijë veteranë, 10 mijë, 12 mijë apo 20 mijë siç po flitet. Shifrat janë të ndryshme, por mendoj se askush nuk po ia qëllon”, ka thënë Haliti, duke shtuar se kjo çështje duhet të rregullohet me gjakftohtësi.

“Nuk mund të fshihen të gjithë ata që vërtet kanë kontribuar për lirinë e vendit”, ka porositur Haliti.

Ai ka thënë se ky trend i politikës në Kosovë, që të gjithë të bëhen veteranë të arsimit, veteranë të luftës, veteranë të kësaj apo të saj çështje dhe që të gjithë të paguhen, do ta falimentojë shtetin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.