ARKATANA

Konjufca: Terror i pashembullt i pushtetit mbi drejtësinë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Shefi i Grupit parlamentar i lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në një konferencë për media tha se rasti i fundi i prokurorit Elez Blakaj tregon se po bëhet terror i pashembullt i pushtetit mbi drejtësinë në Kosovë.

Konjufca theksoi se çdo qytetar e ka ditë këtë, mirëpo kur opozita ka fol për kapjen e drejtësisë nga pushteti, atëherë partitë politike theksonin se kjo është një lojë politike.

Sipas tij, tash ka fol njeriu i drejtësisë dhe kjo siç tha ai tregon terrorin e pashembullt të pushtetit mbi drejtësinë.

Konjufca më tej theksoi se deklaratat e kryeministrit Haradinaj kundër Blakajt tingëllonin si telefonatat kërcënuese që i ka pranuar Blakaj.

Ai tha se fjalori i Haradinajt tregon për vizion që ka ai për drejtësinë.

Sipas Konjufcës edhe deklaratat e prokurorit Blakaj për kryeprokurorin Aleksander Lumezi janë shqetësuese.

FIDANISHTJA

“Kurrë më nuk do t’i bëjmë thirrje drejtësisë me hetu diçka”, tha Konjufca, duke shtuar se vet Blakaj kishte thënë se s’ka pasur ku të ankohet.

“Tepër pikëlluese, po është e vërtetë”, tha Konjufca.

Sipas tij, edhe atyre që kanë pasur guxim t’i bëjnë disa hetime nuk iu është lënë vend në Kosovë.

“Duke pasur parasysh kërcënimin për familje krejt çfarë iu mbetet atyre është me ik prej Kosove”, u shpreh Konjufca.

“Në vend që kryeministri me ju bo mbështetje Blakajt, ai del e kërcënon…”, u shpreh Konjufca.

Sipas tij, ky pushtet duhet të rrëzohet dhe pa ikur këta persona nuk mund të ketë drejtësi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.