Hidromorava

Futbollisti i Kombëtares shqiptare pëson dëmtim të rëndë, mungon gjysmë viti

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Odise Roshi, dyshohet të ketë pësuar këputje të pjesshme të ligamentit kryesor të gjurit dhe kësisoj rrezikon të mungojë plot gjysmë viti.

Dy shokë që në fëmijëri dhe dy bashkëlojtarë në të gjithë ekipet kombëtare të moshave. Karriera i bën bashkë edhe momentalisht dhe janë dy nga lojtarët kryesorë të kuqezinjve. Mirëpo, fati i ka bërë bashkë edhe në një dhimbje. Odise Roshi ka “kopjuar” mikun e tij në Spanjë, Armando Sadikun, dhe ka pësuar dëmtim të ligamentit krociat. “Kështu e ka futbolli”, shprehet fillimisht mesfushori fierak i kontaktuar nga “Panorama Sport”.

Roshi ishte titullar në ndeshjen e fundit me Akhmat Groznin, por një kërcitje në gju bëri që të linte menjëherë tapetin e blertë. Nga kontrollet e deritanishme dyshohet për këputje të pjesshme të ligamentit kryesor të gjurit.

Fundamenti

“Kam bërë kontrollet dhe është ende një dyshim fillestar. Megjithatë, për të saktësuar gjendjen, do të kryej një kontroll tjetër të specializuar në Romë”, vijon mesfushori i Kombëtares për gazetën. Roshi shton se ka qenë një moment i mirë i tij në këtë periudhë të sezonit nga ana fizike.

“Ishte moment ndalimi dhe goditjeje e topit. Në fillim bëra lëvizje normale dhe ishte një moment kur ndjeva kërcitje. Moment i parë ishte një ndjesi në kavilje, por në fragment në sekondës ndjeva kërcitjen e gjurit”, rrëfen futbollisti i Kombëtares.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.