Fundamenti

Universiteti i Gjilanit hap konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2017/2018

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan të martën, më 11.07.2017, hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve për vitin akademik 2017-2018. Në afatin e parë të konkursit të studimeve themelore – bachelor, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan do të regjistrojë 523 studentë të rregullt, kurse për programin master E-Qeverisja do të regjistrojë 39 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.

Për ta lehtësuar aplikimin, Administrata e Universitetit “Kadri Zeka” do të punojë edhe ditën e shtunë.

Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve afatet e konkursit janë si vijon:
Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 11.7.2017 deri më 18.7.2017 nga ora 9.00 deri në orën 16.00 (dokumentet do të pranohen çdo ditë me përjashtim të dielave).

Uji Dea

Provimi pranues do të mbahet më 21.07.2017. Detajet lidhur me kohën e mbajtjes së provimit pranues sipas njësive akademike do të shpallen në ueb faqen e universitetit www.uni-gjilan.net më datë 20.07.2016.

Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet, më së voni deri më 25.7.2017 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit.

Informatat më të detajuara do t`i mësoni nga konkursi i cili do të publikohet edhe në Ueb-faqen zyrtare të Universitetit www.uni-gjilan.net

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.