Atleti Nazmi Hasani me krenari flet për kohën kur fitonte medalje
Gjilan – Njëri ndër atletët më të njohur në Anamoravë, ishte edhe bashkëvendësi ynë përlepnicas, vrapues në gjysmë maratonë zotëri Nazmi Haçif Hasani. I lindur më 1940, qysh në moshën me të re filloj të merret me vrapim, dhe asnjëherë në këtë disiplinë të atletikës nuk pësoi humbje.
Në çdo fshat, qytet e zinte vendin e parë, sa filluan edhe disa atlet të mos merrnin pjesë, kur e kuptonin se Nazmiu është në garë. Kështu filloj edhe si nxënës në Përlepnicë, por edhe në shkollën e mesme të tregtisë në Gjilan.
Njëherit, tregon xha Nazmiu edhe në ushtri, në çdo garë, që mbahej ai ishte i pari, mbi 10 mirënjohje e medalje i kishte marrë.
Këto medalje e mirënjohje sot nuk gjenden në arkivën e xha Nazmiut, sepse, ato iu vodhën nga ushtarët e kazermës. Derisa rrëfen për këto, ai fshanë dhe thotë: “Shumë më dhimbsen ato, por isha krenar, se asnjëherë nuk dola kokë ulur nga gara”.
Pastaj ,vazhdon me një tregim interesant. “Një vrapues kroat, më pyeti, se me çka t`i ushqehesh para garës, cilin ushqim e merr, unë iu përgjigja, unë vetëm bukë misri marrë, u shtang kroati. Pas, garës që e zura vendin e parë, më tha trajneri im nuk paska ditur të më përgatis për garë. Xha Nazmiu në shaka thotë, po ne në Kosovë vetëm bukë misëri në vitin 1961 kishim, edhe atë me pakicë. Tani, edhe pse në moshë 78 vjeçare, xha Nazmiu duket shumë vital, dhe shumë i afërt dhe i respektuar nga të rinjtë përlepnicas. Mburremi dhe krenohemi me këtë atlet, dhe urojmë që shëndetin ta ketë edhe mëtej të mirë ka shkruar Nuhi Nuhiu./rajonipress/


