United Hospital

Haradinaj: Kosova duhet të jetë e aftë të mbrohet përballë kërcënimeve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka marrë pjesë në takimin e parë të Grupit Punues për draftimin e Strategjisë së Sigurisë së Republikës së Kosovës, strategji kjo që llogaritet si dokumenti më i rëndësishëm për sigurinë e një vendi dhe i cili integron të gjitha dokumentet e mekanizmave që e trajtojnë këtë temë.

Haradinaj tha se Kosova si shtet në çdo etapë të zhvillimit të saj ka reflektuar në aspektin e sigurisë, me dokumente dhe plane vepruese, të institucioneve të sigurisë.

Më tej kryeministri Haradinaj tha se që nga marrja e përgjegjësive në fushën e sigurisë Kosova ka dëshmuar përkushtimin si në rendin publik, në inteligjencë, në dogana dhe në institucione tjera.

Mobi Casa

Kryeministri Haradinaj duke e vlerësuar si dokumentin më të rëndësishëm në fushën e sigurisë tha se kjo Strategji duhet të reflektojë dhe të përfshijë të gjitha hallkat e sigurisë në të tashmen por edhe objektivat që i ka Kosova për të ardhmen.

“Mendoj se është koha e duhur që të punojmë një Strategji të sigurisë që i përgjigjet një shteti që i merr përgjegjësitë për vete, për siguri, njëkohësisht duke përfshirë në këtë strategji jo vetëm kontributin tonë si vend dhe të institucioneve të vendit, por edhe kontributin e partnerëve, për shkak se strategjia si qëllim na bashkon me partnerët tanë”, tha kryeministri Haradinaj, dhe shtoi se qëllimi i strategjisë është që nga konsumues të sigurisë, Kosova të kthehet në kontribuuese për sigurinë e vet dhe të rajonit.

Duke folur rreth strategjisë së mëhershme, kryeministri Haradinaj tha se strategjia e vitit 2010, na shërben si njohje dhe si bazë, por tani duhet të përfshihen edhe Forcat e Armatosura të Kosovës, doktrina vetëmbrojtëse si çdo vend tjetër, në të njëjtën kohë të integrohet edhe agjenda e integrimit në mekanizmat e sigurisë, që është NATO. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.