United Hospital

Hoxha: Komisioni LIBE e ka futur në agjendë rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ministrja e Integrimit Europian Dhurata Hoxha thotë se BE tashmë e ka në agjendë liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Komisioni LIBE është hapi i radhës dhe ky komision menjëherë pas pushimeve verore, në fund të gushtit, në fillim të shtatorit e ka agjendën e caktuar të takimeve dhe aty duhet të jetë edhe çështja e Kosovës, pra liberalizimi i vizave”, tha Hoxha.

Ndërkohë Ministrja Hoxha është e bindur se tashmë Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret edhe pse thotë se nevojitet vazhdim i reformave sidomos në drejtësi.

ARKATANA

“Patjetër që duhet të tregojmë përkushtimin tonë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vazhdimësi’, tha Hoxha për televizionin publik.

Ndër të tjera Ministrja Hoxha ka paralajmëruar se në fillim të muajit shtator ajo dhe akterët e tjerë institucional do të nisin vizita në vende të ndryshme të Bashkimit Europian për t’i bindur vendet anëtare pasi vendimi final për vizat merret në Këshillin e Ministrave të BE’së e ku janë të përfaqësuara shtetet anëtare të BE’së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.