ARKATANA

Lutfi Haziri hapi fushatën e korrje-shirjeve në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka hapur sot zyrtarisht fushatën e korrje-shirjeve në fshatin Përlepnicë.

“Janë 300 hektarë me grurë që Komuna i ka subvencionuar. Shpresoj shumë që gjatë kësaj jave të shfrytëzohet koha e mirë për t’u korrur bereqeti. Kjo është buka e një viti që e sigurojnë shumë familje. Shpresoj që edhe grumbulluesit individual të jenë të përgatitur në mënyrë që t’ju shpaguhet puna të gjithë bujqve. Uroj çdo familje për korrje-shirjet dhe uroj që sofra e tyre deri në vitin e ardhshëm të jetë e begatshme”, ka thënë Haziri pas hapjes zyrtare.

I pari i Gjilanit ka konfirmuar se Komuna do të subvencionoj edhe mbjelljet vjeshtore.

Mobi Casa

“Komuna do të vazhdoj edhe këtë vit subvencionimin në mbjelljet vjeshtore. Përveç kulturës së mbjelljes së grurit dhe misrit, tashmë Gjilani e ka të zhvilluar kulturën e perimtarisë, pemëtarisë dhe prodhimeve tjera në Gjilan po merr formë zhvillimi bujqësisë si bazë në familje dhe zhvillimi industrisë së lehtë në bujqësisë”, tha Haziri.

Ndërkaq, drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka pohuar se i kanë bërë të gjitha përgatitjet në mënyrë që korrje-shirjet të përfundojnë brenda dy javësh.

“Për Drejtorinë e Bujqësisë asnjë zhvillim nuk është më i rëndësishëm se korrje-shirjet dhe gjithmonë e kemi shënuar me solemnitet këtë ngjarje. Në komunën e Gjilanit janë të mbjella rreth 3 mijë hektarë me grurë dhe presim rendimente mesatare. I kemi bërë përgatitjet maksimale, duke i vizituar të gjithë kombajnerët dhe duke iu kemi dhënë rekomandimet për pajisjet e aparateve dhe servisimin e tyre. Komisioni ka vlerësuar se gjendja e grurit është në pjekje të plotë teknologjike dhe brenda dy javës do të përfundojnë korrje-shitjet”, tha Ramadani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.