Mobi Casa

Vazhdon zvogëlimi i lëndëve në Gjykatën Themelore të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Gjykata Themelore e Gjilanit ka mbyllur gjashtëmujorin e parë të këtij viti me sukses dhe kjo falë përkushtimit të madh të gjithë gjyqtarëve dhe stafit administrativ. Në Departamentin e Krimeve të Rënda punojnë gjashtë gjyqtarë, gjatë periudhës janar – qershor janë pranuar 146 lëndë, ndërsa janë kryer 180, do të thotë 34 lëndë më shumë janë kryer.

Një prioritet i madh gjykata i ka dhënë kryerjes së lëndëve të korrupsionit, ku për këto gjashtë muaj janë kryer gjithsejtë 19 lëndë të kësaj natyre.

Edhe në Departamentin për të Mitur dhe atë Përgjithshëm numri i lëndëve të kryera është më i madh në krahasim me numrin e lëndëve të pranuara.

Shprehur në përqindje gjatë këtij gjashtëmujori Gjykata Themelore në Gjilan ka kryer 111 % më shumë lëndë nga ato që janë pranuar.

FIDANISHTJA

Ndonëse është mungesë e gjyqtarëve në Gjykatën Themelore të Gjilanit, numri i lëndëve vazhdon të bie nga viti në vit.

Me konkursin e fundit për gjyqtarë janë caktuar edhe pesë gjyqtarë për Gjykatën Themelore të Gjilanit dhe kjo në masë të madhe do të ndikojë që numri i lëndëve të bie ndjeshëm.

Pritet që në të ardhmen e afërt, lëndët që do të pranohen në gjykatën tonë do të caktohen menjëherë dhe nuk do të presin sikurse vitet e kaluara.

Po ashtu edhe Degët e Gjykatës Themelore në Kamenicë, Viti dhe Novobërdë kanë kryer lëndë më shumë nga numri i lëndëve të pranuara thuhet në njoftimin e Sabit Shkodrës zëdhënës në Gjykatën e Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.