Fundamenti

Haziri viziton punimet infrastrukturore në Zhegër, paralajmëron gurthemelin e palestres së sporteve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot punimet në infrastrukturën bazike në fshatin Zhegër, përkatësisht ndërtimin e kanalizimit fekal, projekt ky tejet i rëndësishëm për banorët me gjatësi prej 800 metrash.

Haziri është ndarë i kënaqur me cilësinë e punimeve, ndërkaq ka konfirmuar se sapo të përfundoj ndërtimi i kanalizimit, do të përmbyllet edhe projekti i trotuarit, përderisa ka paralajmëruar se vënia e gurthemelit për palestrën e Zhegrës është çështje ditësh.

United Hospital

“Jam shumë i kënaqur që po i realizojmë këto dy projekte në të njëjtën kohë në Zhegër, të cilat shumë shpejt do t’i finalizojmë, për të vazhduar me asfaltimin e disa rrugëve. Këto projekte, dhe dhjetëra projekte që i kemi bërë, kanë qenë jetike për zhegranët. Lajmi i mirë është se brenda ditëve të ardhshme pritet të vihet gurthemeli i palestrës se sporteve në këtë fshat, i cili kap shumën e investimeve mbi 700 mijë euro dhe përfundimisht Zhegra po bëhet më infrastrukturë moderne në të gjitha aspektet”, tha Haziri.

Me këtë rast, kreu i Gjilanit pohoi se tashmë i kanë përmbyllur investimet në infrastrukturën bazike në Lladovë, përderisa ka paralajmëruar fillimin e investimeve të mëdha në fshatrat, Çelik, Selishtë dhe Shurdhan, përfshirë ndërtimin e rrugëve dhe urave./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.