Një shqiptar dhe një shtetas turk arrestohen në Gjilan
Gjilan – Në dy raste të ndara në Gjilan janë evidentuara dy raste të sulmit seksual dhe keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare. Një shqiptar dhe një turk janë arrestuar.
Në rastin e parë viktima femër shqiptare, ka njoftuar se i dyshuari mashkull shqiptar, e ka sulmuar seksualisht. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar 48 orë në qendrën e mbajtjes.
Kurse në rastin e dytë është arrestuar i dyshuari mashkull turk /shtetas i huaj, pasi që dyshohet që ka keqpërdorur seksualisht viktimën moshë e mitur femër shqiptare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar 48 orë në qendrën e mbajtjes njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


