UBT

Tri poezi nga Demush Mehmeti

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Duke lexuar poezitë: Me ecë, Rrjedhë shpirti dhe Frymë e kohës së re

ME ECË

Na ndodhë ndalemi dhe pa u nisur
Ecjeve tuje s’ju bëjmë kujdes
Shkelim gjurmëve lën nga ata para nesh
Lozim me fjalën mbetur peng
Kotësive varim shpresë
Besojmë dhe në besën fjalë gjuhe
Që s’është besë
S’duhen ndalë me ecë!…

RRJEDHË SHPIRTI

ARKATANA

Lot ti burim rrjedhë shpirti
Askush s”të donë
Vet vjenë dhe kur duhet
Vjen me freskinë tënde magji si je
Lot ti kuptim i çdo mërzie
Vulë gëzimi je
Shpirti digjet shkrumb
Pa ty po mbet

FRYMË E KOHËS SË RE

Në dukje i lodhur ngadaldale ngritët diell
Nga e paskodra del
Del rrezet shtrirë ritual mengjesi
Lajmëtar i ditës së mirë
Dhe ti fryma ime zgjohu mos rri e fjetur
Gërhamën gulfatëse ndale
Mrrolat fiksuar mes vetullash largoj
Shenjë e ëndrrës së ligë
Hapë sytë e buzëqeshur
Frymë e kohës së re