Demolli: FSK është e hapur për të gjitha komunitetet
Ministri i FSK-së, Haki Demolli ka thënës e FSK është e hapur për të gjitha komunitetet.
Demolli tha në ceremoninë e diplomimit të 61 rekrutëve të FSK-së nga komunitetet joshumicë, se rekturët e certifikuar sot janë nga komuniteti serb dhe malazez, duke shtuar se ky fakt e gëzon pasi sipas tij, FSK është e hapur për të gjithë.
“Certifikimi i 61 rekrutëve është një hap drejt përmbushjes së obligimeve ligjore të FSK-së, që do të jetë e aftë të përmbush obligimet e saj me profesionalizëm. Certifikimi i sotëm ka të veçantën e vet se përmes tij po bëhet dhe përmbushja e radhëve të FSK me pjesëtarët e pakicave që dëshmon diversitetin tonë si FSK dhe shtet”, tha Demolli. /ZERI/


