Thaçi: FSK me krenari po përfaqësojnë standardet e larta të kësaj force
“Institucionit që po iu bashkëngjitni është institucioni më demokrat, multietnik. Në përputhje me rekomandimet e sektorit të sigurisë po punojmë të përfundohet transformimi i FSK në ushtri. Askush në Kosovë rajon apo më gjerë nuk duhet shqetësohet për këtë proces të natyrshëm dhe suksesshëm”, thekson Thaçi.
Mbahet ceremonia e diplomimit të rekrutëve të FSK-së nga radhët e komunitetit jo shumicë.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po merr pjesë në këtë ceremoni ka thënë se është i lumtur që është i pranishëm në këtë ceremoni.
Presidenti Hashim Thaçi ju ka drejtuar ushtarëve të FSK dhe të pranishmëve duke përgëzuar për diplomim rekrutët.
Ai tha se këtë ceremoni e bënë më madhështor fakti se po diplomojnë rekrutë të komuniteteve.
“Institucionit që po iu bashkëngjitni është institucioni më demokrat, multietnik. Në përputhje me rekomandimet e sektorit të sigurisë po punojmë të përfundohet transformimi i FSK në ushtri. Askush në Kosovë rajon apo më gjerë nuk duhet shqetësohet për këtë proces të natyrshëm dhe suksesshëm”, thekson Thaçi.
Presidenti Thaçi tutje ka thënë se sot pjesëtarët e FSK me krenari po përfaqësojnë standardet e larta të kësaj force. Ai ka thënë se FSK meriton duartrokitje të fuqishme.
“Prandaj ju meritoni duartrokitje të fuqishme sepse me këto rezultate ju na bëni të ndihemi krenar çdo ditë me ju. Transformimi i FSK-së është një proces që ka kaluar me hapa të ndryshme por me qëllim të qartë për të gjithë qytetarët e saj pa dallim. Do të hedhim hapa të plotë bashkë me aleatët tanë ndërkombëtar. Përbërja multietnike është mesazhi më i mirë sesi duhet të integrohen pakicat. Pra përbërja multietnike e FSK. Jam krenar për arritjet dhe sukseset tuaja”, tha Thaçi. /ZERI/


