Lajme të këqija për Berishën
Mesfushori Valon Berisha është ankuar se ka probleme me muskuj. Ai nuk është duke stërvitur me pjesën tjetër të ekipit të Lazios.
“Ai tashmë u është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe në ditët e ardhshme do të mësohet se gjatë do t’i mungojë ekipit. Në Lazio shpresojnë që të mos jetë ndonjë problem serioz”, shkruan “lalazionews”.
Berisha 25-vjeçar iu bashkua Lazios në fillim të muajit të kaluar nga skuadra austriake, Red Bull Salzburg.
Reprezentuesi i Kosovës me Lazion ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2023. Berisha është treguar i suksesshëm në disa ndeshje miqësore të luajtura gjatë javëve të kaluara. Pjesë e klubit iatlian janë edhe Thomo Strakosha dhe Riza Durmishi. /Gazeta Express/


