Policia kontrollon dy vetura të mërgimtarëve, konfiskohen armë e municion
Gjilan – Të premten rreth orës 00:35, në rrugën “Mulla Idrizi”, në Gjilan, gjatë një kontrolle rutinë, policia e Kosovës njësitet për reagim të shpejtë në Gjilan në veturën “Jaguar” me traga Zvicerane “ZH” , te vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës, kanë gjetur një Pistoletë 9.00 mm, Zoraki Mod 914-B, një karikator i zbrazët dhe një (1) fishek.
Po më 3 gushtë 2018, rreth orës 00:10, në rrugën “Idriz Seferi” po në Gjilan, gjatë një kontrolle rutinë, Policia e Kosovës njësitet për reagim të shpejtë gjatë kontrollit në veturën “BMË”, me targa zvicerane “LU” , te vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës, ka gjetur një Pistoletë 7.62 mm, M-57, dhe dy karikator me tetëmbëdhjetë (18) fishek.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, iniciohet rast veç e veç, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, arma dhe fishekët konfiskohen, ndërsa dy të dyshuarit ndalen në mbajtje për 48 orë. Rastet procedohen në Gjykatë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


