ARKATANA

Policia në kërkim të mashtruesit, u merrte të holla për pushime turistike

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Në rrugën “Pajazit Ahmeti” në Gjilan dy viktimat femra shqiptare kanë raportuar se janë mashtruar nga i dyshuari mashkull shqiptar, pronar i një agjencie turistike, duke u marr të holla për rezervime të pushimeve turistike. Është kontrolluar kjo agjenci, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar pasi që i dyshuari kishte hequr shtëpizën e kompjuterit dhe dokumentacionet tjera.

Fundamenti

I dyshuari nuk ishte takuar pasi që i njëjti kishte ikur dhe ndodhet në arrati. Rasti mbetet nën hetime të mëtutjeshme njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/