Për kanosje arrestohet një shqiptar nga Kabashi i Vitisë
Viti – Policia e Kosovës Stacioni Policor në Viti ka pranuar një informatë nga Ankuesi shqiptar shtetas i Kosovës, i cili ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari po ashtu shqiptar, rreth një prone ku i dyshuari e ka kërcënuar rreth një kontesti pronësor.
Në konsultim me prokurorin e shtetit, i dyshuari pasi është intervistuar nga policia në prani të avokatit mbrojtës është ndalur në mbajtje për 48 orë. Rasti i referohet PTH njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


