Gjuan me armë zjarri në ahengun familjar, policia i konfiskon pushkën
Kamenicë – Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se në fshatin Koretin, komuna e Kamenicës në një aheng familjar ka të shtëna me armë zjarri. Njësitet e stacionit policor nga Kamenica pasi kanë kontaktuar me të dyshuarin shqiptar shtetas i Kosovës, i njëjti e ka pranuar se posedon armë pa leje dhe se ka shtënë në ajër.
Më pas i dyshuari e ka dorëzuar armën e llojit pushkë gjysmë automatike e cila është konfiskuar, nga ana e Policisë. Është kontaktuar prokurori i shtetit i cili urdhëron të iniciohet rast “Armëmbajtje pa leje”.
Rasti i dedikohet prokurorisë njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


