Arbnor Morina pjesë e FC Prishtinës
Nga edicioni i ardhshëm, ish-trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina, do të jetë drejtor sportiv i FC Prishtina.
Morina në karrierën e tij të trajnerit, ka udhëhequr shumë klube futbollistike të Kosovës. Morina vazhdimisht ka qenë pjesë e FC Prishtinës por si aksionar.
Arbnor Morina më në fund rikthehet në shtëpi në FC Prishtina, pasiqë pikërisht në këtë klub edhe e ndërtoi karrierën e tij futbollistike.
Ish-trajneri i shumë klubeve të Kosovës, Morina në FC Prishtina më herët ka qenë edhe si trajner dhe drejtor gjeneral i “bardhë e kaltërve” të Prishtinës.
“Për të qenë pjesë e FC Prishtinës, nga kryetari Remzi Ejupi ftesën e kam pasur shumë herët dhe për këtë e falënderoj kryetarin Ejupin për besimin që ka ndaj meje, mua më mbetet që t`i bashkëngjitëm projektit të kryetarit dhe të jap më të mirën nga vetja ime për ngjyrat
“bardh e kaltër” të FC Prishtinës.
Morina ka bërë të ditur, se tani e tutje kërkesat e trajnerit dhe kryetarit të klubit duhet të realizohen për të pasur suksese.
“Vazhdimisht do ta kenë përkrahjen time si kryetari dhe trajneri, gjerë më tani nuk kam qenë i angazhuar në transferimet e futbollistëve, por që nga dita e sotme në bashkëpunim me të gjitha strukturat në klub do të jemi për të mirën e klubit”.
Drejtori i ri sportiv, Arbnor Morina, ka bërë të ditur edhe për ndeshjen e parë në mes Gjilanit e Prishtinës, do të jetë një ndeshje derbi e javës.
” Do të jetë një ndeshje derbi pasiqë skuadra e Gjilanit luan futboll mjaft cilësor, edhe pse nuk jam i njoftuar tani se çfarë potenciali ka por ne do ta respektojmë çdo skuadër, ndërsa qëllimi ynë është të tregojmë futboll kualitativ e ndeshje pas ndeshje do ti shpalosim cilësitë tona futbollistike”.
54 vjeqari Morina, i cili ishte pionir i FC Prishtinës ndërsa karrierë të bujshme ka zhvilluar që nga viti 1983 -1998, ndërsa nga viti 1998 e deri më 2007 kishte punuar si trajner në ekipin e parë e në disa raste e kishte udhëhequr edhe si kryetrajner, nga 2007 deri 2010 ishte drejtor gjeneral ndërsa nga 2010 Morina zhvilloi aktivitetin në shumë klube si trajner. Morina rikthehet pas 8 vitesh në FC Prishtina, Morina është ekonomist i diplomuar ndërsa ka Licencën PROF-i si trajner./rajonipress/


