UBT

Kombëtarja U19 udhëton në Slloveni për tu përballur me Emiratet e Bashkuara Arabe

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kombëtarja e Kosovës U19 në futboll, nga 4 gushti do të udhëton në shtetin e Sllovenisë, për tu përballur në ndeshje miqësore me Kombëtaren e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Qyteti i Mariborit do të jetë nikoqir i këtyre dy Kombëtareve ku do ti zhvillojnë dy ndeshje miqësore, njëra do të zhvillohet me 6 gusht ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet me 9 gusht.

Këto përballje kanë qenë të parapara tani e dy muaj, ndërsa për kombëtaren e Kosovës do të jetë një sprovë e mirë për të pa nga afër cilësitë e saja.

Përzgjedhësi i Kombëtares U19, Ramiz Krasniqi, për ‘rajonipress’ ka bërë të ditur se për këtë ballafaqim ka ftuar 22 futbollistë.

ARKATANA

“Do të jetë një test mjaft i mirë për Kombëtaren tonë, ka qenë mjaft vështirë ti përzgjedhim futbollistët për këto dy ndeshje miqësore por kah fundi i muajit gusht do të kemi edhe një grumbullim final, pasiqë kemi edhe disa futbollist të talentuar që po presin rastin e tyre dhe pastaj do të përqendrohemi në 22 futbollist më të mirë”, është shprehur Krasniqi,

Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi, ka theksuar se ndeshjet në Maribor do ti zhvillon duke kërkuar më të mirët.
“Këto janë ndeshje miqësore, normalisht ne do ti zbatojmë disa variante tona për të ardhmen pasiqë siç dihet në fillim të tetorit i kemi ndeshjet kualifikuese, por gjithçka do të vendoset në grumbullimin e fundit dhe është një rast i mirë që çdo futbollist të jap më të mirën për një vend në Kombëtare”.

Siç merret vesh Kombëtarja e Kosovës U19, në Slloveni do të udhëton më autobusë që është një distancë mjaft e madhe për futbollistët e rinjë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.