ARKATANA

Arrihet marrëveshja, ylli i Kosovës te gjiganti anglez

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Manchester City ka arritur marrëveshje me Swansea Cityn për shitjen e përfaqësuesit të Kosovës, Bersant Celinën.
Sky Sports mëson se i riu kosovar i Manchester Cityt, do t’i bashkohet Swansea Cityt, që nga ky sezon do të bëjë gara në Championship – nivelin e dytë të futbollit anglez – për rreth 5 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

21-vjeçari i Kosovës, i cili ka qenë vetëm katër herë titullar për Cityn, i shënoi shtatë gola në 35 paraqitje në ligë për Ipswichin sezonin e kaluar, ku e kaloi stinorin si i huazuar.

Trajneri i Swansea Cityt, Graham Potter, synon ta rikthejë ekipin e tij në Premierligë dhe prandaj i është vënë pas Celinës, i cili i ka shfaqur aftësitë e tij në Championship sezonin e kaluar.

Uji Dea

Tani, sipas Sky, ai ia ka arritur qëllimit ta sjellë Celinën në skuadër.

Ndërkohë, blerja e Riyad Mahrez nga Pep Guardiola ka bërë që shpresat e Celinës për të qëndruar në City të shuhen. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.