Uji Dea

Nga plagët e eskavatorit humb jetën një gjilanas

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Policia e Kosovës Stacioni Policor në Gjilan është njoftuar nga ana e Operatives Rajonale për një raste “lëndim i rëndë“ në deponin e mbeturinave në Gjilan. Njësitet e hetimeve rajonale me urgjencë kanë dalur në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se i dyshuari punëtor në Deponi të mbeturinave tregon se në mënyrë aksidentale pa qellim e kishte lënduar viktimën. I dyshimti deri sa ishte duke punuar me mjetin bager deklaron se duke lëvizë mbrapa e ka goditur viktimën E.I. (1993), viktima besohet se ndodhej aty për të mbledhë hekura dhe gjësende tjera me qëllim të shitjes së tyre më pastaj. Vozitësi i eskavatorit bashkë me disa persona të tjerë e kanë dërguar të lënduarin në qendrën emergjente këtu në Gjilan dhe më pastaj për shkak të natyrës së plagëve i njëjti për tretmanë dërgohet në QKUK në Prishtinë. Edhe përkundër përpjekjeve të pareshtura të mjekëve, dje me 05 korrik 2017 jemi njoftuar nga QKUK-ja se personi i lënduar ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në ditën kritike nga mjeti punues njoftoj policia e Gjilanit.

Prokurori përgjegjës është njoftuar dhe i njëjti ka dhënë urdhër që trupi i pajetë të shkoj në DML-Prishtinë për t’iu kryer autopsia me qëllim të konstatimit të shkakut të vdekjes.

Fundamenti

Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale këtu në Gjilan ka thënë Ismet Hashani./rajonipress/