Eko Higjiena

Rinumërimi rrëzoi ministrat

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Rinumërimi i 117 kutive të votimit ka nxjerrë nga loja ministrat në largim, të cilët fillimisht siguruan mandatin e deputetit të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve, ministri Imet Rrahmani “kishte siguruar” ulësen e deputetit njëjtë sikurse edhe ministri i Administratës Publike Mahir Jagcilar dhe zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq.

Por pas rinumërimit të këtyre kutive të votimit Rrahmani ka mbetur jashtë Kuvendit dhe në vend të tij ka hyrë Naser Osmani, ndërsa në vend të Jagcilarit ka hyrë Fikrim Damka, shkruan gazeta “Zëri”.

FIDANISHTJA

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq, ka hyrë në Kuvend në vend të Branimir Stojanoviqit.

Deputeti nga radhët e koalicionit LAA Naser Osmani, i cili arriti të hyjë në Kuvend pas rinumërimit të 117 kutive, ka thënë për gazetën ”Zëri” se procesi i numërimit të votave është shoqëruar me manipulime.

“Unë tash dyshoj që ndonjë deputet i cili i ka marrë votat nuk është futur në Parlament si rasti im. Kjo tregon se manipulimet e komisionarëve kanë ndodhur në përmasa të mëdha”, ka thënë Osmani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.