Aksident trafiku në Pozhoran të Vitisë
Viti – Policia e Kosovës Stacioni Policor në Viti ka pranuar një informatë së një aksident trafiku ka ndodhur në Pozhoran mes të një Traktori dhe një veture. Nga hetimet në vendin e ngjarjes besohet se deri te aksidenti rrugor të ketë ardhur kur traktori ka bërë kthim të pasigurt në të majtë pa i dhënë përparësi kalimi veturës e cila ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt.
Si pasoj e aksidentit përveç dëmeve materiale në dy njësitë, lëndime trupore pëson vozitësi shqiptar i veturës dhe pasagjerja që ndodhej me te.
Rasti procedohet në Gjykatë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


