Mobi Casa

Mesfushori shqiptar e konfirmon skuadrën e re

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha, do të transferohet te skuadra greke e Arisit. Lajmi është konfirmuar nga vetë 31-vjeçari i cili zbulon se ka firmosur një parakontratë me verdhezinjtë.

Basha do të jetë të dielë në Selanik për të kryer vizitat mjekësore me klubin grek ku në të kaluar është aktivizuar edhe Kristi Vangjeli.

“Kam nënshkruar një parakontratë me Arisin e Selanikut, të rikthyer në divizionin e parë. Unë do të shkoj të dielën për të kryer vizitat mjekësore. Nëse gjithçka është në rregull, atëherë do të bëhet zyrtare Aris ka ambicie dhe mund të mbeshtetet në një tifozeri super.

Uji Dea

Kam telefonuar disa shokë grekë me të cilët kam luajtur, si dhe lojtarë shqiptarë që luajnë në Greqi. Kam pasur vetëm komente pozitive për këtë klub”, ka deklaruar Migjen Basha për mediat zvicerane.

Futbollisti shqiptar pritet të nënshkruaj një kontratë 2 vjeçare me klubin legjendar grek nga ku do të përfitojë 300 mijë euro në sezon.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.